LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria “braktis” Bangladeshin për punëtorë, orientohet drejt Indisë

Shqipëria “braktis” Bangladeshin për punëtorë, orientohet drejt Indisë

Nevoja për fuqi punëtore ka bërë Shqipëria të shohë Filipinet dhe Indinë si vende me potencial të madh për rekrutimin e punëtorëve, duke hequr dorë nga Bangladeshi.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, tha për Scan TV se sapo ka vendosur një person në Nju Delhi që po studion tregun e punës dhe kapitalin e lirë human në disa sektorë për t’ja ofruar Shqipërisë, e ndërkohë me Filipinet sapo është konkretizuar një nismë e frytshme.

‘’Ne patëm si Dhomë Tregtie një vizitë zyrtare në Filipine, ku takimi u oreintua edhe tek agjencitë e punësimit në këtë vend. Delegacioni ishte i përbërë edhe nga drejtori i përgjithshëm i punësimit dhe zëvendësminitrja e Financave. Takimet ishin të orientuara si mund të kemi përfitim nga kapitali human. Ndërkohë, nga takimi që patëm me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë homologe, u rakordua se po ekziston mundësia që ne të tërheqim kapital human, por kërkojnë garanci”, shtoi Jaka.


“Ata janë të interesuar te siguria dhe trajtimi finaciar dhe social shoqëror. Filipinet kanë potencial profesional sidomos për turizmin, ku Shqipëria ka një rritje të ndjeshme të turistëve dhe në sektorët e industrisë. India është një vend po ashtu me potencial të lartë real. Dhoma e Tregtisë pas hulumtimit në këtë vend, vendosëm një person në Nju Delhi, i cili mori përsipër që të studiojë tregun e punës dhe kaliptalin e lirë për t’ja ofruar Shqipërisë’’, ka thënë Jaka

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit, ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë punonjës të kualifikuar dhe për t’ju përgjigju në kohë këtyre ritmeve, Jaka, ka kërkuar heqjen e barierave për marrjen e vizave.

‘’Megjithëse vendi jonë ka bërë hapa përpara për rekrurimin dhe për pajisjen me lejet e punës, prapë është domosdoshmëri që të kemi heqjen e barierave për lehtësimin e marrjes së vizave dhe lejeve të punës në Shqipëri, gjithmonë për atë kapital human që vetë sipërmarrja e do, por edhe të vetë Agjencisë, e cila e ka në kompetencë për të operuar në lidhje me kapitalin human. Ne kemi patur mardhënie me Bangladeshin edhe me Afrikën, por këto nuk kanë rezultuar rekrutime të suksesshme, pasi mungon kultura e punës. Sipërmarrjet po e shohin si mundësi më të mirë Indinë, pasi njihet mirë hierarkia, por dhe angazhimi njerëzor profesional. Po të njëjtën kulturë kanë dhe Filipinet’’, ka thënë Jaka.

Megjithë kërkesat në rritje për punonjësve të huaj, fluksi mund të mos jetë i mjaftueshm për të mbushur vendet vakante, jo vetëm nga emigrimi, por edhe nga refuzimi i punëmarrësve vendas për të ushtruar një punë jo shumë të paguar. Por duket se tashmë Bangladeshi është përajshtuar si mundësi për të marrë punonjës, për shkak të mungesës së kulturës së punës dhe angazhimit të kapitalit human. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori