Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur dezinformatë raportin e Institutit GAP, ku kritikohet pushteti se ka ndarë më shumë mjete për komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në konferencë për medie tha se komunat kurrë më shumë s’kanë pasur buxhet sesa në mandatin e tyre.
Murati nënvizoi se në raportin e Institutit GAP bëhet fjalë vetëm për 13 milionë nga 860 milionë euro investime kapitale.
“Kjo është e pavërtetë. Nëse qëllimi i atij raporti ka qenë dezinformomi i qytetarëve mund të themi që ia kanë arrit të dezinformojnë qytetarin, pasi kemi qytetarë të dezinformuar nga ai raport. Si bëhet ndarja buxhetore tani? Buxheti është i dedikuar për komunat siç i kemi prezantuar në grafikona, mund të shoh se për komunat janë 745 milionë euro buxhet i ndarë.
Kjo ndarje përcaktohet në bazë të formulës për kokë banori, për numër të nxënësve por edhe për persona mbi moshën 65 vjeç. Pra janë 745 milionë euro nga të cilat 645 milionë euro janë grant qeveritar dhe vetëm 100 milionë euro janë të hyra vetanake të komunave… Është e pavërtetë se ka dallim apo favorizim të komunave.
Ajo çka është prezantuar në atë raport dhe po tentohet të pasqyrohet edhe nga opozita bëhet fjalë për 13 milionë euro nga 860 milionë euro investime kapitale. Investimet janë 860 milionë euro, ndërsa raporti që pasqyron në atë tabelë është vetëm 1.5 për qind e buxhetit. Pra 98 për qind të buxhetit nuk e trajton ai raport, i cili ndahet në baza të barabarta dhe të drejta”, tha ai, raporton KosovaPress.
Ndryshe, ditë më parë instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2024, duke i krahasuar ato me vitin 2023.
Sipas analizës së bërë nga instituti GAP, thuhet se në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2024, parashikohet një rritje e ngadalësuar e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, me 5% dhe 3% respektivisht, duke arritur në shumën 3 miliardë euro dhe 3.3 miliardë euro.
Gjithashtu, GAP thotë se edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat që udhëhiqen nga LVV.
“Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV), ku mbi gjysma e kësaj shume 13 milionë euro (59.5%) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime)”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
Shtëpia juaj e ardhshme që është aq afër zemrës së qytetit sa është afër natyrës - Kompleksi Linda
50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!
Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s
IPKO feston 25 vjetorin e themelimit nën moton: 25 vjet të mbushura me momente të PARA! 25 vjet IPKO
A do ta përcaktojnë të ardhmen e kriptovalutave zgjedhjet presidenciale amerikane?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë