LAJMI I FUNDIT:

Nuk jeni në një lidhje dhe nuk keni me kë të udhëtoni? Qytetet më të mira në Evropë për beqarët, përfshihet edhe Tirana

Nuk jeni në një lidhje dhe nuk keni me kë të udhëtoni? Qytetet më të mira në Evropë për beqarët, përfshihet edhe Tirana
(Foto: Pexels)

Duke mbledhur të dhëna për beqarët, aplikacionet e takimeve, jetën sociale dhe opinionet e banorëve, blogu i udhëtimeve Enjoy Travel ka publikuar 50 qytetet më të mira evropiane për personat që nuk janë në një lidhje.

Aplikacionet e takimeve kanë qenë të zakonshme për disa vite tani, por shumë beqarë janë lodhur duke lëvizur pa qëllim. Kjo ka çuar në një rritje të dëshirës për mundësi më autentike takimesh, siç janë evenimentet për beqarët dhe lidhjet e shpejta.

Vendet më të shtrenjta për të jetuar
Lexo po ashtu Vendet më të shtrenjta për të jetuar

Kështu është krijuar lista e qyteteve më të mira për beqarët, ndërsa vendin e parë e zuri Barcelona. Destinacioni i popullarizuar i pushimeve është gjithashtu një nga qytetet më të njohura në Evropë – sipas përdoruesve të Tinder. Ka disa klube që organizojnë mbrëmje të pavarura, vallëzime dhe takime të shpejta për mosha dhe orientime të ndryshme seksuale.


Londra ishte në vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt u zunë nga Berlini dhe Madridi, kurse Praga përmbyll top-pesëshen.

Në listë ndodhet edhe Tirana (në vend të 50) me përshkrimin: “Tirana gëzon një jetë të gjallë nate, me shumë bare të lezetshme për të dalë. Jo vetëm që është një qytet i mrekullueshëm për jetën e natës, por është gjithashtu një nga qytetet më të përballueshme në Evropë”.

Alpet Shqiptare në krye të listës së destinacioneve më interesante për t’u vizituar në vitin 2024, sipas National Geographic
Lexo po ashtu Alpet Shqiptare në krye të listës së destinacioneve më interesante për t’u vizituar në vitin 2024, sipas National Geographic

Lista përfshin gjithashtu qytete nga Franca, Suedia, Norvegjia, Portugalia, Italia, Irlanda e Veriut, Turqia, Zvicra, Holanda, Finlanda, Belgjika, Greqia, Letonia, Austria, Hungaria, Danimarka, Rumania, Polonia, Lituania, Estonia e Bullgaria.


Disa nga qytetet më të mira në Evropë për t’u vizituar nga beqarët:

1. Barcelona, Spanjë
2. Londra, Angli
3. Berlini, Gjermani
4. Madridi, Spanjë
5. Praga, Çeki
6. Parisi, Francë
7. Mançesteri, Angli
8. Stokholmi, Suedi
9. Lisbona, Portugali
10. Oslo, Norvegji
11. Roma, Itali
12. Stambolli, Turqi
13. Dublini, Irlandë
14. Gjeneva, Zvicër
15. Sevilla, Spanjë
16. Glasgou, Skoci
17. Amsterdami, Holandë
18. Helsinki, Finlandë
19. Brukseli, Belgjikë
20. Athina, Greqi

23. Vjena, Austri
24. Budapesti, Hungari
25. Munihu, Gjermani
26. Kopenhaga, Danimarkë

32. Bukureshti, Rumani
36. Varshava, Poloni

41. Malmo, Suedi

43. Ljubjana, Slloveni

47. Zagrebi, Kroaci
48. Sofja, Bullgari

50. Tirana, Shqipëri


/Telegrafi/