LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo po përgatitet që të jetë në fushë në nivelin e tij më të lartë në Euro 2024 që do të mbahet vitin e ardhshëm, ndërsa për të fjalë të mira kishte përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez.

Sipas Martinez, ylli i madh e ka befasuar me mënyrën se si përfshin gjithë skuadrën në dëshirën për të triumfuar.


“Ajo që më befason më shumë tek ai është uria që ka. Nuk kam parë kurrë një futbollist me kaq shumë eksperiencë që ka akoma një dëshirë kaq të fortë për të qenë më i miri në çdo stërvitje. Pastaj kjo ‘infekton’ edhe shokët e skuadrës”.

“Për një 18-19 vjeçar është diçka e rëndësishme të vijë aty dhe të shohë dikë si Cristiano Ronaldo që do të fitojë çdo ndeshje. Që vjen i pari dhe ikën i fundit nga stërvitja. Uria e Ronaldos është ajo e një futbollisti 18-vjeçar”.

“Më ka befasuar në një mënyrë që nuk e prisja“, ka thënë Martinez.

Ronaldo ka habitur trajnerin e Portugalisë me sjelljen e tij gjatë takimit të parë mes tyre
Lexo po ashtu Ronaldo ka habitur trajnerin e Portugalisë me sjelljen e tij gjatë takimit të parë mes tyre

Sipas ‘timonierit’ fakti që Ronaldo luan në një kampionat si ai i Arabisë Saudite nuk ka ndikuar në paraqitjet e tij.

“Kërkesa e tij ndaj vetes është e njëjta. Kur vjen në kombëtare është gati, nuk ka asnjë rënie. Ka njerëz që shkojnë në kampionate të tjera dhe ulin nivelin kur grumbullohen në kombëtare”.

“Ai shkoi në një kampionat me një projekt të ri në momentin perfekt, diçka që i dhuroi gëzim. Numrat e konfirmojnë, është lojtari me më shumë gola në vitin 2023, para Haaland dhe Mbappe, lojtarë që janë ende në fillim të karrierës“,  përfundoi Martinez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Premier League
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori