Miliona femra janë të rrezikuara nga pesë lloje të kancerit duke mos e ditur se ekzistojnë ose nuk i dinë simptomat
![Miliona femra janë të rrezikuara nga pesë lloje të kancerit duke mos e ditur se ekzistojnë ose nuk i dinë simptomat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/organet-gj-780x439.jpg)
Miliona femra nuk e kanë idenë se ekzistojnë pesë lloje të kancerit gjinekologjik që mund t’i prekin ato, paralajmëron hulumtimi.
Pavarësisht se një numër i madh i femrave diagnostikohen çdo vit dhe shumë prej tyre humbin jetën – vetëm 9 për qind nga 2.000 britanike të anketuara, ishin të vetëdijshme për ekzistimin e këtij rreziku.
Rreth 93 për qind kishin dëgjuar për kancerin ovarian dhe 95 për qind e dinin se duhej të kishin kujdes për kancerin e qafës së mitrës. Por, 64 për qind nuk kishin dëgjuar kurrë për kancerin e vulvës, 48 për qind ishin të paditura se mund të sëmureshin nga kanceri i vaginës dhe 29 për qind nuk e dinin se mund të ndikonte në mitër.
Dhe ndoshta më shqetësuese, 25 për qind nuk do të kërkonin menjëherë ndihmë nga një profesionist mjekësor nëse do të kishin ndonjë shqetësim për shëndetin e tyre gjinekologjik.
“Është e pabesueshme të mendosh se me numrin e femrave që diagnostikohen çdo vit, njohuria se për çfarë duhet pasur kujdes, është jashtëzakonisht e ulët. Ndërgjegjësimi është i ulët dhe pak është bërë jashtë arenës mjekësore për të rritur njohuritë midis atyre që kanë më shumë nevojë”, ka thënë një zëdhënës i Bodyform, i cili kreu studimin – transmeton The Sun.
Studimi zbuloi se 61 për qind e femrave nuk mund të identifikojnë shenjat dhe simptomat e ndonjë prej pesë kancereve. Rreth 54 për qind pranuan se do ta kishin të vështirë ta dinin kur gjërat si shkarkimi, fryrja dhe dhimbja e legenit ishin diçka e pazakontë. 29 për qind supozuan se do të kishin të gjitha të njëjtat simptoma dhe 16 për qind krejtësisht të ndryshme.
Nga ato që nuk duan të vizitojnë një mjek për shqetësimet në lidhje me shëndetin e tyre gjinekologjik, gjysma nuk duan të reagojnë tepër, ndërsa 22 për qind janë shumë të turpëruara të flasin për këtë. Pak më pak se një e pesta (17 për qind) nuk duan të përballen me atë që mund të thuhet dhe 15 për qind pranojnë hapur se preferojnë të mos e dinë.
Dhe derisa 83 për qind e femrave e kontrollojnë veten për treguesit kryesorë të kancerit të gjirit, 41 për qind nuk do të mendonin kurrë nëse periodat e tyre, shkarkimi, shqetësimi i barkut ose përdorimi i tualetit janë normale për to.
Prandaj, 8 nga 10 femrave kanë thënë se mendojnë që duhet të ketë një ndërgjegjësim më të madh për llojet e ndryshme të kancerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1153-380x233.jpg)
Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza
![Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/31A85A6700000578-0-image-a-32_1456692985425-380x233.jpg)
Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot
![Gwyneth Paltrow tregoi muskujt e formësuar në pozat me bikini](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/gwyneth-1-380x233.jpg)
Gwyneth Paltrow tregoi muskujt e formësuar në pozat me bikini
![Grimi shegë: Do t'ju pëlqejë tendenca e re e grimit TikTok ndërsa jeni në det](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/97976786876-380x233.jpg)
Grimi shegë: Do t'ju pëlqejë tendenca e re e grimit TikTok ndërsa jeni në det
![Rihanna e çon trendin e xhinseve të gjera në një tjetër nivel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/785-0-669e2af9878a4-backgrid-380x233.jpg)
Rihanna e çon trendin e xhinseve të gjera në një tjetër nivel
Hiqni puçrrat në fytyrë brenda nate me këto truqe të lehta
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë