Kane bëhet me shtëpi në Munich, por qëndrimi në hotel për katër muaj i kushtoi mbi një milionë euro
Harry Kane më në fund është zhvendosur në një shtëpi të re, pasi ai tani e katër muaj jetonte në një hotel në Munich të Gjermanisë.
Në Bayern, Kane vazhdoi të thyente rekordet individuale që vendosi në Tottenham dhe kombëtaren e Anglisë dhe të gjitha këto i bëri duke jetuar në një suitë hoteli.
Golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë dhe Tottenhamit nuk donte të blinte shtëpinë e parë që pa, ndaj jetoi në një hotel për disa muaj derisa gjeti një vilë që i shkonte për shtati atij, gruas dhe katër fëmijëve të tyre.
Kane shpenzoi 11,000 euro për natë në një hotel në Munich. Kjo më në fund mori fund, anglezi u shpërngul nga hoteli dhe vila ku u vendos i përkiste futbollistit francez Lucas Hernandez.
Ai mbërriti në Bayern më 12 gusht dhe më pas u transferua në një suitë hoteli ku qëndrimi i tij aty ka kushtuar shumë.
Në fillim të dhjetorit, Kane kishte shpenzuar më shumë se një milion euro për një dhomë hoteli. Bild raportoi se shifra totale e shpenzuar për hotelin ishte 1,221,000 euro.
Në sezonin e tij debutues në Bundesligë, Kane shënoi 18 gola në 12 ndeshje me pesë asistime, të cilat askush nuk i ka arritur ndonjëherë. Ai gjithashtu shënoi katër gola me dy asistime në Ligën e Kampionëve dhe tashmë i ka shpaguar gjigantët bavarez që e sollën për 95 milionë euro, pa përfshirë bonuset. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251