Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sot do të mbajë protestë, duke filluar në ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në kujtim të viktimave të femicidit dhe për sigurinë e çdo vajze dhe gruaje në Kosovë.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist fton të gjithë në këtë solidarizim mbarëkombëtar.
“Ne shprehim revoltën tonë dhe e paralajmëruam protestën tonë gjithë popullore e cila do të bëhet të martën, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Ju ftojmë të gjithave/ëve në organizim dhe solidarizim mbarëkombëtar. Në kujtim të viktimave të femicidit dhe për sigurinë e çdo vajze e gruaje në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja, Liridona Ademaj Murseli.
Në mesin e të dyshuarve kryesor për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore