LAJMI I FUNDIT:

Halitjaha para Speciales thotë se Blerim Kuçi ka dezertuar nga UÇK-ja, por s’e di që është arrestuar dhe ndaluar për këto veprime

Halitjaha para Speciales thotë se Blerim Kuçi ka dezertuar nga UÇK-ja, por s’e di që është arrestuar dhe ndaluar për këto veprime

Gjatë dëshmisë së tij të hënën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), dëshmitari Sadik Halitjaha ka thënë se një person i quajtur Blerim Kuçi, i cili ka qenë edhe komandant brigade, kishte dezertuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Një veprim i tillë, sipas Halitjahës përmbante shkelje, mirëpo tha se për këto veprime nuk e di nëse është arrestuar apo ndaluar Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk e di që është arrestu. Është folur për këtë gjë, ai e ka mohuar vetë. Unë nuk e di, nuk kam njohuri se me gjithë zoti Kuçi, kanë qenë edhe pjesëtarët e tjerë të Brigadës 123, do të kisha ditë edhe për ata të tjerët”, tha dëshmitari Halitjaha,


Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua një dokument i 16 janarit 1999, për të cilin pretendohet se është nga Fatmir Limaj.

Sipas gjyqtarit Guénawl Mettraux, ky dokument është një vendim për paraburgimin e Blerim Kuçit për një periudhë treditore. Për këtë, dëshmitari tha se mund të jetë dokument i saktë, por që nuk përmban as nënshkrim e as vulë.

“Mund të jetë i saktë, por nuk paska as nënshkrim, as vulë. Nuk e di se a ka pasur të drejtë ta shkruajë këtu emrin e vetë Fatmir Limaj derisa ka qenë Sokol Dobruna, këshilltar juridik në Shtabin e Përgjithshëm, Sokol Doburna dhe jo Fatmir Limaj. Fatmir Limaj në emër të Policisë nuk e di, s’e kuptoj”, tha Halitjaha.

Halitjaha për Thaçin: Jam i hidhëruar me të sepse nuk më ka takuar asnjëherë pas lufte
Lexo po ashtu Halitjaha për Thaçin: Jam i hidhëruar me të sepse nuk më ka takuar asnjëherë pas lufte

Dëshmitari shtoi se nuk e ka parë më herët këtë dokument. Ai tha se Blerim Kuçi publikisht kishte deklaruar që nuk ka qenë i ndaluar.

“Shkrimi është shumë i qartë dhe i punum drejt, por nuk e di se a ka qenë i ndalum dhe sa ka qenë i ndalum. Pyetja që iu ka bërë publikisht Blerim Kuçit, ka thënë që nuk ka qenë i ndalum tash a m’i besu kësaj letre apo Blerim Kuçit nuk e di”, tha dëshmitari Sadik Halitjaha.

I pyetur se a ka pasur autorizim Policia ushtarake që ta arrestojë dikë për dezertim, Halitjaha tha se nuk e ka pasur një gjë të tillë, si dhe nuk di rast tjetër që ta bëjë një krahasim.

Tutje, Halitjaha tregoi se si ndëshkoheshin ushtarët në rast që bënin ndonjë gjë, e cila nuk ishte e lejueshme.

“Në batalionin e Budakovës nuk kemi pas as urdhër, as të drejtë me ndalu kërkon. Atë kisha me e ditë unë se kam qenë komandat i Batalionit. Nuk kemi pas njerëz të ndalum, nuk kemi pas njerëz të arrestum. Sigurisht ndonjë problem me e ba ushtarët, e kanë sjellë ushtarin, e kanë çarmatosë, më së shumti që kemi mujtë me e ba e kemi shti me punu naj punë të caktume në kuzhinë, me ia marrë armën, me ia marrë emblemën”, tha Halitjaha.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori