LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry – flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Osmani takon ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry – flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar John Kerry, të Dërguarin e Posaçëm Presidencial i Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish Sekretar i Shtetit.

Osmani këtë e bëri të ditur përmes platformës X, ku ndër të tjera shkruan se me Kerryn kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Takova ish-sekretarin Kerryn dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të ShBA-së, për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.


Lavdëruam udhëheqjen e tij për klimën dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/