LAJMI I FUNDIT:

Aktori i “Squid Game” tregon se si iu këputën dy gishta me sharrë elektrike: Kishte gjak kudo, i mblodha dhe i çova në spital për të mi kapur

Aktori i “Squid Game” tregon se si iu këputën dy gishta me sharrë elektrike: Kishte gjak kudo, i mblodha dhe i çova në spital për të mi kapur

Aktori i “Squid Game”, Geoffrey Giuliano u dërgua me urgjencë në spital pasi iu prenë gishtërinjtë nga një sharrë elektrike në një aksident të frikshëm.

Ai ishte duke rregulluar shtëpinë e tij kur një ndërtuesi i ra sharra elektrike dhe ajo u përplas me këmbën e tij të martën, shkruan DailyMail.

Ai pësoi një kolaps në një pellg gjaku dhe më pas mblodhi gishtërinjtë e prerë për t’i rikthyer ata te mjekët në Pattaya, Tajlandë.


Tani aktori i Netflix ka kryer një operacion të dytë rekonstruktiv në kryeqytetin Bangkok sot, më 1 dhjetor.

Detaje të frikshme nga prapaskenat e "Squid Game: The Challenge", pjesëmarrësit pësuan hipotermi dhe dëmtime nervore gjatë xhirimeve
Lexo po ashtu Detaje të frikshme nga prapaskenat e "Squid Game: The Challenge", pjesëmarrësit pësuan hipotermi dhe dëmtime nervore gjatë xhirimeve

Giuliano tha: “Sot më dhemb si çmenduri. Mjekët më thanë se jam me fat që jam gjallë, por nuk ndihem me fat. Një sharrë elektrike pothuajse më vrau”.

Ai gjithashtu theksoi se skenat e tmerrshme ishin “më të këqija” se çdo gjë që konkurrentët përjetuan në serialin “Squid Game”.

Duke folur në një video pak para operacionit në Spitalin e Mbretit Chulalongkorn, zoti Giuliano shtoi: “Motor-sharra ra nga lartësia, goditi dyshemenë, e prishi dyshemenë dhe më pas ra në këmbën time, kështu që mori pjesën e sipërme të gishtit tim të madh dhe gishtit të dytë”.

“Isha pjesë e serialit ‘Squid Game’, pashë çfarë po ndodhte atje, kjo është shumë më keq, asnjë nga konkurrentët e ‘Squid Game’ nuk do të mund të mbijetonte këtë. Isha në gjendje shoku. Nuk më dhembte në atë kohë, por kishte shumë dhe shumë gjak. Morra gishtërinjtë e mi, i vendosa në një letër peshqiri dhe u nxituam në spital”, tha ai

“Ata i qepën gishtërinjtë përkohësisht dhe tani jemi këtu për t’i rregulluar si duhet. Ata aktorë do të ishin të mbështjellë në fasho nëse do të duhej të përjetonin atë që unë kalova”, tha aktori.

Zotit Giuliano iu desh të arrinte suksesin si aktor kur luajti rolin e një personazhi VIP të keq në shfaqjen serialin jugkorean të vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori