LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Shala: Mazhoranca po ikën nga debati për Fondin Sovran

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Shala: Mazhoranca po ikën nga debati për Fondin Sovran

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për Fondin Sovran.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala tha se mbledhja nuk po mbahet sot për shkak të kërkesës së shumicës parlamentare që e njëjta të shtyhet për një datë tjetër.


“Mbledhja nuk do të mbahet sot sepse shumica parlamentare ka kërkuar që mbledhja të shtyhet për një datë tjetër”, tha Shala.

Projektligji për Fondin Sovran, opozita thotë se do ta dërgojnë në Kushtetuese nëse miratohet
Lexo po ashtu Projektligji për Fondin Sovran, opozita thotë se do ta dërgojnë në Kushtetuese nëse miratohet

Ai shtoi se kjo është një praktikë që shumica parlamentare po e përdorë për t’i ikur debatit për Fondin Sovran dhe ligjet e ndjeshme që po e prekin në substancë ekonominë e vendit tonë.

“Miratimi i ligjeve të tilla dhe amendamenteve pa u diskutuar në Komisionin për Ekonomi, veçanërisht ligji për Fondin Sovran lë shumë për të kuptuar që kemi të bëjmë me një ligj jo zhvillimor”, tha Shala para mediave.

Kujtojmë se partitë opozitare kanë paralajmëruar se në rast të miratimit të Projektligjit për Fondin Sovran, të njëjtin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

ZiuuRugs
Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!

Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!

Perfetta Pashteta
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Eurokoha
Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Vitaland
Edhe pak orë na ndajnë nga Karnavali “Golden Eagle” në Suharekë: Tri ditë festë, kulturë dhe argëtim nga të gjitha trojet shqiptare

Edhe pak orë na ndajnë nga Karnavali “Golden Eagle” në Suharekë: Tri ditë festë, kulturë dhe argëtim nga të gjitha trojet shqiptare

Elfije Boletini
A e pimë kah një?

A e pimë kah një?

Kalo në kategori