Vjehrra juaj është vërtet toksike apo keni sajuar? Sinjalet e fshehura e zbulojnë atë, nëse flet kështu për fëmijët dhe paratë…
Shumica e njerëzve nuk duan të flasin për problemet dhe marrëdhëniet toksike, por e mbajnë atë brenda katër mureve të tyre
Pra, kemi një shembull të grave të pasinqerta dhe thonë se shtatzënia ka qenë periudha më e bukur për to, se arrijnë gjithçka, se janë amvise dhe nëna të mira, se kalojnë mrekullisht me vjehrrën, se ato janë të bukura dhe gra biznesi.
Gruaja tjetër që është ulur pranë ekranit dhe i dëgjon këto thënie, fillon të ndihet keq dhe të pyesë veten se çfarë nuk shkon me të, transmeton Telegrafi.
Pse nuk e ndjeu instinktin e nënës, pse ndihej në depresion pas lindjes? Si ajo nuk mund të arrijë të përfundojë gjithçka dhe është gjithmonë e lodhur? Dhe e vërteta është se është e pamundur të arrijmë gjithçka dhe se nuk duhet të përpiqemi për përsosmërinë, sepse ajo nuk ekziston. Është në rregull të kesh dyshime. Është në rregull të mos e pëlqeni shtatzëninë tuaj. Është në rregull të mos gatuash drekën sot. Gjithçka është në rregull. Ky është vetëm një shembull se çfarë mund të bëjë ndërtimi i një imazhi të rremë dhe sa mund të rrezikojë gjendjen mendore të dikujt.
Të gjithë jemi të ndryshëm dhe në përputhje me rrethanat reagojmë ndaj ndryshimeve në mënyra të ndryshme. Një nga ndryshimet më të mëdha që pason kur fillojmë të jetojmë së bashku me partnerin tonë është pranimi nga prindërit tanë.
Sjellja toksike e vjehrrës ndaj nuses ose e vjehrrës ndaj një dhëndëri mund të prishë një marrëdhënie dhe madje të çojë në një ndarje. Jeanelle Marie, terapiste nga Kanadaja, fusha e interesit të së cilës është komunikimi, veçanërisht familja, iu përkushtua kësaj teme. Ajo është gjithashtu nënë e dy fëmijëve. Shumë veta vunë re deklaratën e saj në TikTok, lidhur me temën e marrëdhënies midis vjehrrës dhe nuses. Ja çfarë thotë ajo për të. Marie shprehet se është shumë e lehtë të njohësh një vjehërr toksike, sepse ajo do të bëjë gjithçka për t’ju bërë të ndiheni keq. Këto janë disa nga gjërat që bën një vjehërr toksike:
• Ai vjen për t’ju vizituar pa paralajmërim dhe kështu ju prish ritmin e jetës;
• Cilësitë e mira të nipit ia atribuon djalit të saj, kurse të këqijat ty;
• Ajo bën thashetheme për ju, dhe më pas habitet kur ju nuk dëshironi të kaloni kohë me të;
• Shpenzon për vete paratë e djalit të saj, që në fakt janë shpenzime të përbashkëta familjare;
• Të fajëson për marrëdhënien e keqe me nipërit e mbesat;
• Vazhdimisht imponon vullnetin e saj dhe ndërhyn në çështje ku nuk i takon;
• Dallon cilin nip e do më shumë, e cilin më pak;
• Krijon një atmosferë të tensionuar mes jush dhe partnerit tuaj;
• Ajo e sheh mbrojtjen e dinjitetit tuaj si paturpësi;
Hulumtimet kanë treguar se 60% e marrëdhënieve mes vjehrrës dhe nuses dhe 15% e marrëdhënieve mes dhëndrit dhe vjehrrës janë të tensionuara. Fjalët si “zemërim”, “depresion” dhe “tmerr” shpesh përdoreshin për të karakterizuar marrëdhëniet e tensionuara. Një vjehërr toksike ka një efekt të dëmshëm në jetën familjare. Megjithatë, fajin nuk e ka vetëm ajo, por edhe bashkëshorti që refuzon të mbrojë partneren dhe të vendosë kufij respekti dhe privatësie.
Për t’u mbrojtur nga energjia negative dhe debatet, është mirë të flisni me partnerin sepse keni nevojë për mbështetjen e tij për të kapërcyer këtë problem. Jini të qartë dhe me zë të lartë, mos lejoni askënd të përkulet para jush dhe të vendosë standardet. Vjehrra të mira siç ekzistojnë nuk janë të rralla. Ata mbështesin djemtë e tyre, zgjedhjet e tyre, partnerët e martesës, ofrojnë dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar. Mos u kënaq me më pak se kaq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Ti je e dashura numër 2
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!