LAJMI I FUNDIT:

Enigma Nico në Porto: ‘Busquetsi i ri’ që e shiti Barcelona për 8.5 milionë euro

Enigma Nico në Porto: ‘Busquetsi i ri’ që e shiti Barcelona për 8.5 milionë euro

Në korrik të 2023, Barcelona e shti Nico Gonzalezin te Porto për 8.5 milionë euro me një opsion rikthimi prej 30 milionë eurosh dhe 40 për qind të një shitjeje të ardhshme.

Nico, i lindur më 3 janar 2002, është djali i futbollistit të famshëm Fran Gonzalez, luajti sezonin e kaluar luajti si huazim për Valencian dhe përfundoi në ‘Dragao’ pavarësisht se kishte oferta nga Real Betis, Real Sociedad apo Valencia.

Në Barcelonë ata e klasifikuan Nico Gonzalezin si trashëgimtar natyral të Busquets në mesfushën e Barçës, por nuk e mbajtën atë duke e shitur te Porto.


Katër muaj më vonë Nico, i cili ishte një nga nënshkrimet e mëdha të Portos, nuk është njëri nga lojtarët kryesor në planet e trajnerit Sergio Conceicao, i cili ishte një nga çelësat e mesfushorit 21-vjeçar spanjoll për të nënshkruar me ‘Dragoes’.

“Të luash për Porton, edhe nëse vjen nga Barça, Bayern apo Real Madrid… nuk është e lehtë”, ka thënë Conceicao për Nico në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Porto dhe Barcelonës.

“Ai do të ketë ndeshje në të ardhmen, kushedi nëse do luaj nesër (sot)”, shtoi trajneri portugez.

Conceicao shpjegoi për Nico Gonzalez se “ai ka shumë cilësi, ne jemi shumë të lumtur. Ka gjithmonë një periudhë përshtatjeje, është normale dhe unë llogaris tek ai qind për qind”.

Numrat e Nico Gonzalez në Porto

Deri më tani këtë sezon, Nico Gonzalez ka marrë pjesë në 12 ndeshje për Porton: 29 minuta në 3 ndeshje në Ligën e Kampionëve, 368 minuta në 7 ndeshje në Ligën Portugeze dhe 105 minuta në 2 ndeshje në Kupën e Portugalisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori