Derisa paralajmërohet rreziku i ndikimit rus në Ballkan, Qendra humanitare serbo-ruse në Nish konsiderohet si një degë për aktivitetet e spiunazhit të Kremlinit.
Ekspertët në Beograd konsiderojnë se kjo qendër duhet të mbyllet derisa në publik ngrihen dyshime se është një tjetër bazë e ndikimit rus.
Edhe pse në misionin e tij ka mbrojtjen civile në situata emergjente dhe fatkeqësive natyrore, puna e kësaj qendre humanitare është e mbuluar me fshehtësi.
Çfarë po bën qendra humanitare serbo-ruse në Nish? Kjo është pyetje e BE-se për Serbinë që ende nuk ka përgjigje. Perëndimi ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për qendrën ruse në Serbi, me vlerësime se ajo mund të jetë një degë për aktivitetet e spiunazhit të Kremlinit dhe të pengojë integrimin evropian dhe zgjerimin e NATO-s.
Ekspertet vlerësojnë se qendra është më shumë një përpjekje e Rusisë të tregojë prani simbolike në Ballkan, dhe simboli i politikës se Serbisë të uljes në dy karrige në politikën e jashtme.
“Mendoj se kemi një situatë kur dihet shumë pak, derisa asaj qendrës i kushtohet një vëmendje e madhe. Dihet se Rusia kryesisht ushtron ndikimin e saj përmes qeverisë serbe, kemi ministra që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me strukturat e sigurisë në Rusi, pastaj Ambasada ruse në Beograd, sipas raporteve të ndryshme, është bërë vend për diplomatët dhe anëtarët e shërbimeve të sigurisë ruse që janë dëbuar nga vendet e BE-së, dhe tani qendra humanitare është në fakt një dordolec që përdoret për ta trembur publikun”, deklaroi Bojan Ellek nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë.
Krahas mosvendosje së sanksioneve kundër Rusisë, Serbia është nën kritika si një vend, kandidat për anëtarësim në BE, në të cilin ndikimi rus është i fortë. Për këtë partitë pro-evropiane kanë një qëndrim të qartë.
“Problemi është kur Rusia kërkon që ajo qendër të marrë status diplomatik, pse një qendër humanitare të marre një status të tillë. Pra kjo qendër duhet të mbyllet sepse nuk sjell asgjë pozitive për Serbinë, vetëm na krijon probleme shtesë. Siç e pamë në raportin e fundit të Komisionit Evropian, përsëri shtrohet pyetja, se cili është qëllimi i kësaj qendre, dhe nuk po marrim përgjigje nga shteti, prandaj ne kërkojmë që qendra të mbyllet dhe Serbia të anëtarësohet në mekanizma të BE-së”, deklaroi Natan Allbahari nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.
Situata e paqartë e kësaj qendre, e hapur dhjetë vjet më parë, ngre dyshimin se është një tjetër bazë e ndikimit rus. Edhe pse ne misionin e tij ka mbrojtjen civile ne situata emergjente dhe fatkeqësive natyrore, puna e kësaj qendre humanitare është e mbuluar me fshehtësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A