LAJMI I FUNDIT:

Përplasja e ashpër mes Abazit dhe Haxhiut, kritikat e opozitës dhe deklarata e Konjufcës – gjithçka nga seanca e së enjtes

Përplasja e ashpër mes Abazit dhe Haxhiut, kritikat e opozitës dhe deklarata e Konjufcës – gjithçka nga seanca e së enjtes

Kuvendi i Kosovës të enjten ishte “arenë e përplasjes” ndërmjet pozitës dhe opozitës lidhur me zjarrin që kaploi ditë më parë Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u dogjën dy zyra dhe rastin “Dehari”.

Pas kritikave të opozitës për situatën në IML dhe vjedhjen e mostrave të Deharit një përplasje e ashpër ishte ndërmjet deputetit Haki Abazi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Abazi akuzoi ministren Haxhiu se ka dështuar të menaxhojë këtë institucion i cili është nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë.


“Nëse dikush largohet nga pozicioni i përzgjedhur sepse ka pasur çelësin e një dere, këtu më së paku mundemi me dalë me fol për drejtësi. Le të del ministrja të tregoj fakte të dyshimit të bazuar që njeriu që është përcaktuar për drejtor të institutit, ka fakte se ka qenë pjesëmarrës i zhdukjes së mostrave ose ka mundësuar zhdukjen e mostrave. Nuk mundemi me leju një përrall të tillë të ministres së Drejtësisë”, ka thënë Abazi.

Pas kësaj ka reaguar ministrja Haxhiu, e cila tha se nuk po e kupton se pse është kaq “i frustruar” deputeti Abazi.

“Nuk gjykova, as nuk bëra hetime as nuk fajësova askënd. Thash kanë qenë katër zyrtarë që kanë pas çelësat dhe rasti është në hetime. Unë nuk thash as që zonja apo zotëria kanë përgjegjësi për këtë, sepse unë asnjëherë nuk kam vizituar vendin ku ruhen mostrat. Nëse ke fakte shko në Prokurorinë Speciale”, iu drejtua ministrja, deputetit Abazi.

E tjetër reagim pati sërish nga deputeti Haki Abazi. Ai tha se është i frustuar me padrejtësinë.

Abazi tutje hodhi akuza të rënda ndaj ministres Haxhiu duke thënë se ka marrë informacione nga Prokuroria për deklaratat e tij që ka dhënë.

“A e dini pse prokurori ka qenë i kujdesshëm në intervistimin tim, sepse Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar një matrapaz në momentin e intervistimit tim që ka treguar revolen me kërcënim. Ku e din ministrja se çfarë kam thanë unë në prokurori, e ka pyetur matrapazin aty…”, ka thënë Abazi.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha pastaj se kjo është shqetësuese dhe rasti duhet të adresohet.

E ministrja Albulena Haxhiu u shpreh se “policët me revole i kam parë edhe unë, para tre dite isha të jap deklaratë për rastin Deharin. Policët që më kanë intervistuar revolen e kanë pas në brez, dhe nuk e kam marrë si kërcënim. Nëse ti tenton mu viktimizua është diçka tjetër, e di ku po të dhemb ty ti donë me mbet gjallë në skenën politike”.

Kritikat e opozitës për situatën në IML

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha të enjten në Kuvend se sa herë kjo Qeveri ka skandale të mëdha pjesëtarë të mazhorancës flasin për veriun, Radoiçiqin, mundësinë e sulmeve e Rusinë.

“…Skandalet janë aq të mëdha sa që është problem nga me fillu…”, tha ai, gjersa përmendi rastin e pagë prej 7.500 euro për këshilltarin Gani Jakupi, vjedhjet e armatosura, zjarrëvëniet në IML, dështimin e regjistrimit të popullsisë, etj.

Sipas tij, shtyrja e regjistrimit të popullsisë ka ndodhur për t’i fshehur shifrat e frikshme të emigrimit.

“Prej ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet kemi parë përpjeke për ta penguar punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore…”, tha ai, duke përmendur zjarrvënien e para disa muajve në IML, humbjen e mostrave në rastin Dehari, si dhe zjarrvënien e para disa dite.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën e Kuvendit të enjten ka numëruar “tri skandalet” e Qeverisë Kurti të kësaj jave.

Para deputetëve, ai ka folur për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore, duke hedhur dyshimet se rasti ka qenë i qëllimshëm.

Gashi është shprehur se ky zjarr mund të jetë shkaktuar për të zhdukur zhurmë dhe prova kriminale.

Ndërkaq, kryeparlamentari Glauk Konjufca gjatë seancës të së enjtes ka ritheksuar çështjen e mospërgjigjes së ekzekutivit ndaj pyetjeve të deputetëve.

Ai tha se kabineti qeveritar e ka obligim t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Konjufca këto komente i bëri pas propozimit që pika e rendit të ditës për pyetje parlamentare të bartet në një seancë tjetër pasi janë bërë 80 pyetje dhe ua merr kohën pikave tjera të rendit të ditës.

“Qeveria, kryeministri dhe ministrat e kanë obligim me iu përgjigj pyetjeve parlamentare dhe në çdo mospërgjigjje e kanë vërejtjen e qartë të parlamentit dhe kryetarit të parlamentit që kjo nuk është mirë….”, tha ai.

I pari i legjislativit tha se kjo ishte një pozicionim i Qeverisë së Kosovës e cila nuk është brenda rregullave të Kuvendit dhe këtë sipas tij e kanë ndërlidh me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndryshe, në seancën e së enjtes u votuan disa marrëveshje ndërkombëtare pasi votuan LDK e AAK, megjithatë marrëveshja me Danimarkën për burgjet mbeti për një seancë tjetër pasi nuk mori votat e opozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori