Për qëllime elektorale Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë shtypi në Beograd së bashku Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se vetëm serbët e Kosovës janë të rrezikuar. Ndërkohë që si kundërpërgjigjeve ndaj Soltenbergut për pozicionimin e trupave ushtarake serbe në kufi me Kosovën, Vuçiq theksoi se Serbia vendos vetë ku do ta pozicionojë ushtrinë e saj.
Deklaratat e Vuçiqit i kanë komentuar njohësit e rrethanave të sigurisë në Kosovë.
Ish –gjenerali i FSK-së, Xhavit Gashi tha se deklarata e presidentit serb, në prani të shefit të NATO-s është jo diplomatike.
Sipas tij, Vuçiq këtë e ka bërë për shkak të elektoratit të vet, sepse pas pak kohësh atje do të mbahen zgjedhjet.
Gashi më tej tha se Kosova duhet të përqendrohet të bëjë përpjekje për t’u anëtarësuar në NATO, që të jetë ofruese e sigurisë e jo absorbuese e saj.
Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit, eksperti i çështjeve te sigurisë, Nuredin Ibishi vuri në pah se Serbia është anëtare në Partneritet për Paqe në kuadër të NATO-s dhe që kjo organizatë e ka përcaktuar zonën e sigurisë.
“Vuçiqi e pati pezmin ndaj lidershipit kosovar që po iu drejtohet NATO-s për çështjen e sigurisë. Adresimi i tij është që ky mandat t’i orientohet KFOR-it dhe bashkëpunimin me të, duke injoruar segmentet tjera të sigurisë së Kosovës”, deklaroi Ibishi në ‘RTK Prime’.
Ndërsa, gjenerali Gashi ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti për çështjen e sigurisë në vend, i cili pati deklaruar se në Rashkë të Serbisë, nën përkujdesjen e Radojçiqit, sërish po bëhen përgatitje për të intervenuar në veri të Kosovës.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka informacione më të hollësishëm për sigurinë në vend.
“Atë informacion që ka ndarë më publikun, si një kërcënim i sigurisë në vend ka qenë informacion mjaftë serioz”, deklaroi Gashi, derisa theksoi se ato informacione i ka ndarë edhe me aleatët.
Gashi më tej shtoi se një takim i tillë në Rashkë nuk ishte një befasi.
Sipas tij, lënia në liri e Radoiçiqit ka pasur një arsye të tillë që ai të takohet me ata njerëz.
Ndërkaq, Ibishi foli për metodën e përpunimit të informacioneve nga shërbimet inteligjente dhe dërgimi i tyre të ekzekutivi.
“Të gjitha shërbimet inteligjente dhe këmbimet e informacionit që vijnë nga institucioneve të sigurisë nga ana e ndërkombëtarëve dhe dërgohen te ekzekutivi dhe me çfarë informate del kryeministri dhe në çfarë formati del dhe plason në publik është një çështje e veçantë”, deklaroi Ibishi.
Sipas tij, kjo vije në një situatë kur për vizitë ishte shefi i NATO-s në vendet e rajonit për të diskutuar për rreziqet që po vijnë direkt nga Rusia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje