Pa përpjekje shtesë: Disa metoda me ndihmën e të cilave do t’i humbni kilogramët e tepërt
Nëse po përpiqeni të humbni disa kilogramë, mund të keni vënë re se ka një furnizim të pafund me këshilla dhe truke për humbje peshe që duken mjaft të thjeshta. Por, cilat mund t’ju ndihmojnë vërtet në këtë proces?
Sipas hulumtimit nga Klinika Mayo, ka disa mënyra për të humbur kilogramët e tepërt pa përpjekje shtesë. Ndryshimi i shprehive të vogla mund të ketë efekt të madh në planin afatgjatë.
Digjni kalori duke bërë aktivitete të përditshme
Djegia e kalorive duke bërë aktivitete të përditshme, si ecja shkallëve në vend të ashensorit, është një koncept i thjeshtë që mund të çojë në humbje peshe. Ky lloj aktiviteti mund t’ju ndihmojë të digjni disa qindra kalori shtesë.
Zëvendësoni mishin e kuq me kërpudha
Një nga mënyrat më të lehta për të humbur peshë është të merrni më pak kalori se zakonisht. Ju mund t’i reduktoni kaloritë duke ngrënë kërpudha në vend të mishit të kuq, të cilat janë gjithashtu të pasura me proteina dhe nuk përmbajnë shumë kalori.
Zëvendësoni mëngjesin dhe darkën
Në vend që ta bëni darkën vaktin më të rëndë, ndërroni ushqimet me atë që hani për mëngjes. Një studim i vitit 2013 i botuar në revistën Obesity zbuloi se femrat që hëngrën një mëngjes me 700 kalori dhe një darkë me 200 kalori, humbën më shumë peshë dhe ndjeheshin më pak të uritur gjatë ditës sesa ato që hanin një mëngjes me 200 kalori dhe një darkë me 700 kalori.
Pini dy gota ujë 30 minuta para se të hani
Edhe pse nuk është një zgjidhje magjike, pirja e ujit 30 minuta para vaktit, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Një arsye e mundshme pse ndodh kjo është se vëllimi i ujit mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të ngopur. Po ashtu, ujin mund ta pasuroni edhe me një fetë limoni dhe gjethe menteje.
Mbushni pjatën me perime
Një nga opsionet më të mira për të humbur peshë, është rritja e marrjes së perimeve në vaktet tuaja. Sigurisht, kjo do të thotë perime të freskëta ose të gatuara pa yndyrë dhe produkte qumështi, si kremi. Mbusheni pjatën me 50 për qind perime, 25 për qind proteina dhe 25 për qind drithëra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Rreth maceve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj