LAJMI I FUNDIT:

Transfermarkt sjell shifrat: Nga përfaqësueset e kualifikuara në Euro 2024, Shqipëria e dyta me vlerën më të vogël të ekipit në treg

Transfermarkt sjell shifrat: Nga përfaqësueset e kualifikuara në Euro 2024, Shqipëria e dyta me vlerën më të vogël të ekipit në treg

Shqipëria e udhëhequr nga trajneri brazilian Sylvinho, është renditur si e dyta më pak e shtrenjtë ndër kombëtaret që kanë garantuar një vend në Euro 2024.

Në krahasim me vlerat e shprehura në miliona euro të skuadrave të tjera që kanë siguruar kualifikimin, kombëtarja kuqezi shfaqet menjëherë pas ekipit rumun në këtë listë të kostos së përgjithshme të lojtarëve, ndërsa Anglia e trajnerit Gareth Southgate qëndron në majë, me një vlerë të vetme që shkon përtej një miliard euro, bashkë me Francën.

Kombëtarja shqiptare, e cila arriti të rezervoje biletën për në turneun e madh Evropian në edicionin e vitit 2024, tregon se grupi i lojtarëve që kanë kontribuar në kualifikimin nëpërmjet ndeshjeve të Grupit E dhe që priten të përfaqësojnë vendin në këtë ngjarje të madhe sportive, ka një vlerë totale të ngjashme me gjysmën e vlerës së lojtarit të shquar francez Kylian Mbappe.


Mbyllet ndeshja, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas takimit të fundit në grupe
Lexo po ashtu Mbyllet ndeshja, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas takimit të fundit në grupe

Ja si paraqitet renditja e kombëtareve, sipas të dhënave nga Transfermarkt:

RUMANIA – Vlera totale si kombëtare 73.28 milionë euro. Më i vlefshmi – Radu Dragusin: 10 milionë euro

SHQIPËRIA – Vlera totale si kombëtare 81.7 milionë euro. Më i vlefshmi – Kristjan Asslani: 12 milionë euro

HUNGARIA – Vlera totale si kombëtare 147.4 milionë euro. Më i vlefshmi – Dominik Szoboszlai: 70 milionë euro

SLLOVAKIA – Vlera totale si kombëtare 167.3 milionë euro. Më i vlefshmi – Milan Skriniar: 50 milionë euro

SKOCIA – Vlera totale si kombëtare 184.4 milionë euro. Më i vlefshmi – Andrew Robertson: 40 milionë euro

TURQIA – Vlera totale si kombëtare 187.1 milionë euro. Më i vlefshmi – Hakan Calhanoglu: 40 milionë euro

ZVICRA – Vlera totale si kombëtare 209.4 milionë euro. Më i vlefshmi – Manuel Akanji: 38 milionë euro

AUSTRIA – Vlera totale si kombëtare 281.7 milionë euro. Më i vlefshmi – David Alaba: 40 milionë euro

DANIMARKA – Vlera totale si kombëtare 340.1 milionë euro. Më i vlefshmi – Rasmus Hojlund: 65 milionë euro

BELGJIKA – Vlera totale si kombëtare 448.8 milionë euro. Më i vlefshmi – Jeremy Doku: 60 milionë euro

HOLANDA – Vlera totale si kombëtare 462 milionë euro. Më i vlefshmi – Xavi Simons: 70 milionë euro

GJERMANIA – Vlera totale si kombëtare 665 milionë euro. Më i vlefshmi – Jamal Musiala: 110 milionë euro

SPANJA – Vlera totale si kombëtare 814 milionë euro. Më të vlefshmit – Rodri dhe Pedri: 100 milionë euro

PORTUGALIA – Vlera totale si kombëtare 921.5 milionë euro. Më i vlefshmi – Rafael Leao: 90 milionë euro

FRANCA – Vlera totale si kombëtare 1.1 miliard euro. Më i vlefshmi – Kylian Mbappe: 180 milionë euro

ANGLIA – Vlera totale si kombëtare 1.3 miliard euro. Më i vlefshmi – Jude Bellingham: 150 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Premier League
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

La Liga
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori