LAJMI I FUNDIT:

Fabrizio Romano ka zbuluar se kush ishte arkitekti i lëvizjes së Endrick te Real Madridi

Fabrizio Romano ka zbuluar se kush ishte arkitekti i lëvizjes së Endrick te Real Madridi

Real Madridi po përballet me një pyetje kryesore para sezonit të ardhshëm veror: si të forcojnë vijën e parë të sulmit, pavarësisht sukseseve që po vijnë me sistemin aktual dhe lojtarin Jude Bellingham. Spekulimet rreth Kylian Mbappes vazhdojnë të rrethojnë klubin, por në “Santiago Bernabeu” tashmë është një yll në ngritje.

Talenti brazilian i ri, Endrick Felipe, pritet të bashkohet me skuadrën në korrik të vitit të ardhshëm sapo të mbushë 18 vjeç, në një marrëveshje që kap vlerën e 40 milionë eurove plus 20 milionë të tjera në bonuse.

Entuziazmi për të është i madh, teksa ai ka qenë në radarët e klubeve që në moshën 15-vjeçare, me disa nga gjigantët e futbollit evropian që garuan për nënshkrimin e tij.


Endrick e dëshmon edhe njëherë se çfarë duhet të presin nga ai te Real Madridi
Lexo po ashtu Endrick e dëshmon edhe njëherë se çfarë duhet të presin nga ai te Real Madridi

Fabrizio Romano, ekspert i njohur i tregut të transferimeve, së fundmi zbuloi se Endrick zgjodhi Real Madridin para Chelseat dhe Paris Saint-Germain. Sipas rubrikës së tij në “Daily Briefing”, një nga skautët kryesorë të Real Madridit, Juni Calafat, si dhe preferenca personale e Endrick, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë vendim.

“Preferenca e klubit është thelbësore, kjo bën ndryshimin. Nuk ishte çështje e Chelseat, PSG-së apo parave… ai donte të shkonte te Real Madridi dhe ishte prioriteti i tij i vetëm. Gjithashtu, puna e Juni Calafat ishte vendimtare për të finalizuar marrëveshjen në një moment kyç”, bëri të ditur Romano për “Caught Offside”.

Calafat, i cili më parë ka qenë skaut, tani është në krye të operacioneve të rekrutimit të Real Madridit. Kontributi i tij ka qenë vendimtar në marrjen e lojtarëve si Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior, dhe nëse Real Madridi ka arritur të dominojë në rekrutimin e talenteve braziliane prej kohësh, Calafat mund të jetë një nga arsyet kryesore pse ata kanë arritur sukses në këtë fushë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=86Jzmub8flI&ab_channel=MadridistaTV

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori