Dy yjet e Superligës së Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi u paraqitën në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Zvicrën, ku u shprehën të kënaqur me barazimin që arritën ndaj Zvicrës në Bazel.
“Duhet të jemi të kënaqur, duke marrë parasysh me çfarë ekipe luajtëm, me lojtarë të top-ligave. Ndoshta mund të merrnim më shumë, por duhet të jemi të kënaqur. Jemi profesionistë të gjithë. Hyjmë çdo ndeshje për të fituar. Jemi të kënaqur me barazim. Shpresojmë ta tregojmë veten e të arrijmë sa më larg”, ka thënë Dellova i Ballkanit.
Ndërkohë, Ilir Krasniqi mes të tjerash u shpreh i lumtur për bashkëlojtarin e tij te Llapi, Muhamet Hyseni, i cili shënoi gol në debutim me fanellën e Kosovës.
“E dimë se është e vështirë dhe lojtarët e Zvicrës luajnë në top-liga. Gëzohem për të gjithë. Por këtë herë më shumë dhe shpresoj që Muhameti do ta ketë një sezon fantastik edhe me ne. Ishte ndeshje e vështirë duke ditur se kemi pasur edhe mungesa. Jemi munduar të bëjmë më të mirën tonë dhe shpresojmë të kemi rezultate të mira”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251