LAJMI I FUNDIT:

Creative Hub po feston hapjen e zyrës së tretë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Creative Hub po feston hapjen e zyrës së tretë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më 28 shtator, Creative Hub, shkolla numër #1 e teknologjisë në Prishtinë mori liçencën zyrtare amerikane për edukim. Siç shpjegon themeluesja e shkollës, “Marrja e një licence është një proces i vështirë që zgjati prej 13 muajsh derisa Departamenti i Edukimit i Shteteve të Bashkuara shqyrtoi gjithçka dhe miratojë kërkesën. Me këtë liçencë ne u bëmë Akademia e parë dhe e vetme e teknologjisë në Ballkan që ka të drejtë të japë diploma të vërteta amerikane me një vulë të Departamentit të Edukimit të Shteteve të Bashkuara. Është një mundësi e pafund për studentët që ta marrin programin online nga rehatia e shtëpisë së tyre dhe të marrin një diplomë amerikane”.

Creative Hub si një shkollë e teknologjisë u hap për herë të parë në vitin 2019 në Prishtinë, dhe gjatë 4 viteve të fundit mbi 500+ nxënës janë riaftësuar përmes programeve të analizës së të dhënave, marketingut dixhital, programimit, burimeve njerëzore, testimit të softuerit etj.

Vlera e marrjes së diplomës amerikane qëndron në ofrimin e mundësive të pakufizuara për studentët. Dardania, menaxhere administrative e studentëve në shkollë tha: ” Ne jemi krenarë që jemi e vetmja shkollë që u jep studentëve diploma të njohura nga BE me ECTS kredi e tani edhe diploma amerikane. Për studentët që kanë një qëllim në jetë për të jetuar jashtë vendit dhe për të lëvizur në SHBA dhe BE kjo është një mundësi e madhe për të marrë aftësitë praktike e për të pasur një diplomë amerikane.

Më poshtë janë listuar 3 përfitime nga marrja e diplomës Amerikane ose të BE-së.

-Validimi – Në mënyrë që të jetë në gjendje të japë këto diploma shkolla ka kaluar nëpër një proces rigoroz. Të kesh një diplomë me vulë të Departamentit të Edukimit të SHBA-së do të thotë cilësi dhe njohje e standardeve.

-Ekspozimi – Të kesh një diplomë nga një shkollë lokale e panjohur nuk është njësoj si të kesh një diplomë të një shkolle amerikane me zyra në Miami, Florida.

-Mundësi – Kompanitë amerikane njohin shkollat amerikane dhe pjesëmarrësit në programet tona kanë më shumë mundësi për të fituar punë me kompanitë amerikane duke punuar në distancë, nga shtëpia.

Lexoni më shumë informacione në https://creativehubkos.com/  ose kontaktoni zyrën administruese.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori