Safet Gërxhaliu, njohësi i ekonomisë, lidhur me buxhetin e shtetit për vitin 2024 tha se nuk pritet diçka më tepër dhe në anën tjetër nuk ka arsye për ndonjë eufori për ndonjë rritje historike të buxhetit, sepse, sipas tij kemi rritje të inflacionit.
“Ajo që duhet të thuhet për këtë buxhet është një buxhet i cili nuk garanton një zhvillim ekonomik. Është një buxhet me një dominancë të politikës sociale e të sigurisë”, deklaroi Gërxhaliu në “InfoPlus”, në RTK.
Ai për më tepër buxhetin e Kosovës e krahasoi m një qytet të vendeve evropiane me 260 mijë banorë .
Gërxhaliu, më tutje tha se trendet ekonomike janë shqetësuese, përkundër parametrave pozitivë, por që sipas tij, me një dialog produktiv mes pushteti e opozitës, mes sektorëve publik edhe atij privat, etj., kjo mund të tejkalohet, gjë i cili, sipas tij ka munguar deri më tani.
Rritja e të hyrave, sipas Gërxhaliut është kuantitative, por substanca është në nivelin më të ulët.
“Përkundër rritjeve të të hyrave, kemi rritje të varfërisë për 26 mijë qytetarë të rinj, duke arritur numri në total me 283835 qytetarë që për kokë banori marrin më pak se 1.45 euro brenda ditës”, deklaroi Gërxhaliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind
“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze
Rafuna për aksionin në veri ndaj bankës serbe: Kosova të koordinohet me aleatët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251