LAJMI I FUNDIT:

Një ndryshim i pazakontë në sqetull, qafë dhe ijë – mund të jetë shenjë e hershme e diabetit

Një ndryshim i pazakontë në sqetull, qafë dhe ijë – mund të jetë shenjë e hershme e diabetit
(Foto: Pexels)

Diabeti është një sëmundje e karakterizuar nga një përqendrim i shtuar i sheqerit në gjak dhe nga mungesa e insulinës, një hormon që mundëson përdorimin e sheqerit të futur në trup, i cili mban sheqerin në gjak në një nivel optimal.

Sëmundja e sheqerit njihet gjithashtu një epidemi globale, sepse numri i të sëmurëve në botë po rritet në nivele që ishin të paimagjinueshme vetëm disa dekada më parë.

Dita botërore kundër diabetit, IKSHPK me udhëzime se si ta parandalojmë 
Lexo po ashtu Dita botërore kundër diabetit, IKSHPK me udhëzime se si ta parandalojmë 

Ka disa arsye për këtë fenomen, më e rëndësishmja prej të cilave është ndryshimi i stilit të jetesës i karakterizuar nga një konsum më i lartë i ushqimeve me kalori dhe aktiviteti fizik i reduktuar.


Ka shumë shenja të ndryshme që mund të tregojnë se një person ka diabet, por është një të cilën shumë njerëz nuk e lidhin me këtë sëmundje kronike – paralajmërojnë mjekët.

Shtatë shenja që tregojnë se konsumoni shumë sheqer
Lexo po ashtu Shtatë shenja që tregojnë se konsumoni shumë sheqer

Gjegjësisht, njollat e errëta nën sqetull, por edhe në pjesën e pasme të qafës apo ijë dhe vende tjera të trupit, mund të nënkuptojnë se ka shumë insulinë në gjak. Kjo është shpesh një shenjë e prediabetit dhe emri mjekësor për këtë gjendje të lëkurës është Acanthosis nigricans – njofton Akademia Amerikane e Dermatologjisë.

Përveç kësaj shenje të pazakontë, e cila shpesh është një nga më të hershmet, shenja të tjera që paralajmërojnë diabetin, përfshijnë shtimin e etjes, urinimin e shpeshtë, lodhjen, shikimin e paqartë, shërimin e ngadaltë të plagëve, uljen e ndjeshmërisë dhe ndjesinë e shpimit në duar dhe këmbë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori