LAJMI I FUNDIT:

Kapen proteina të kontrabanduara në vlerë 18 mijë euro, arrestohet i dyshuari

Kapen proteina të kontrabanduara në vlerë 18 mijë euro, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të martën në Viti, pasi dyshohet se po fuste mall të kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.  

Siç njofton policia, në veturën e të dyshuarit me inicialet R.T., janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18 mijë euro.


“Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale R.T., tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro, mall për të cilin nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tij, i cili dyshohet se ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin bëhet e ditur se është kryer edhe kontrolli në një lokacion tjetër të dyshuar, por nuk është gjetur sasi e mallrave tjera.

“Të gjitha veprimet rreth rastit janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe rasti trajtohet tutje në procedurë të rregullt”, thuhet tutje. /Telegrafi/