Një dozë proteinash për një fillim energjik të ditës
Përbërësit:
▪ 2 vezë,
▪ 50 gr djathë sipas dëshirës tuaj (trappist, gouda, mozzarella),
▪ 1 grusht spinaq të freskët,
▪ kripë dhe piper sipas shijes,
▪ vaj ulliri ose gjalpë,
▪ 2 feta bukë sipas dëshirës tuaj.
Përgatitja e omëletës:
Grini djathin në rende ose e prisni në copa të vogla. Thyejmë vezët në një enë dhe i rrahim me pirun, më pas shtojmë djathin e grirë në rende ose të prerë në copa të vogla. Shtoni spinaqin, kripën dhe piperin sipas shijes. Përziejini gjithçka mirë me pirun ose rrihni derisa të përftoni një masë homogjene.
Ngroheni tiganin në zjarr mesatar dhe shtoni pak vaj ulliri ose gjalpë. Kur vaji ose gjalpi të jetë shkrirë, në tigan derdhni përzierjen e vezëve, djathit dhe spinaqit. E pjekim për disa minuta derisa pjesa e poshtme të marrë ngjyrë kafe të artë dhe vezët të jenë bërë të ngurta. Duke përdorur një shpatull ose pirun, ngrini me kujdes skajet e omëletës për të kontrolluar nëse pjesa e poshtme është skuqur dhe më pas kthejeni në anën tjetër. Vazhdoni ta piqni derisa ana tjetër të marrë ngjyrë kafe të artë, por mos e piqni për një minutë më shumë se kaq, që të mos e “vrisni” spinaqin dhe të merrni proteina të djegura në vend të një mëngjesi të shijshëm.
Shërbejeni omëletën me copa buke të thekur. Mund të bëni një sandviç duke vendosur një omëletë mes dy fetave bukë dhe nëse shmangni karbohidratet, mund ta hani me kënaqësi pa bukë.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore