LAJMI I FUNDIT:

Mungesa të shumta, Gliha bën disa ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Mungesa të shumta, Gliha bën disa ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë për muajin nëntor për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Dardanët presin Izraelin me fillim nga ora 20:45, derisa janë në kërkim të fitores së parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, pasi në tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani kanë vetëm barazime.


Për këtë duel ka mungesa të mëdha, pasi nuk janë emrat e Amir Rrahmani, Mërgim Vojvodës, Florent Hadergjonajt, Ibrhaim Dresevic, Betim Fazliji apo Edon Zhegrova.

Kësisoj trajneri Primoz Gliha pritet të bëj ndryshime të mëdha në formacion, megjithatë në portë do të jetë i përhershmi Aro Muric.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luaj nga minuta e parë Lirim Kastrati, derisa në të majtë Fidan Aliti. Në qendër të mbrojtjes do të jenë dyshja Lumbardh Dellova dhe Kreshnik Hajrizi.

Reparti i mesfushës do të përbëhet nga Qëndrim Zyba dhe Florian Loshaj, ndërsa më i avancuar është Florent Muslija.

Ndërkohë në sulm Milot Rashica do të jetë në krahun e djathtë, derisa në qendër është Vedat Muriqi. Për krahun e majtë të sulmit është një konkurrencë e madhe mes Elbasan Rashanit, Ermal Krasniqit dhe Zymer Bytyqit, por duket se më i preferuar është Rashani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Përfaqësueset
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori