LAJMI I FUNDIT:

E kapi për qafe dhe e puthi të miturën – Gjykata në Gjakovë i cakton arrest shtëpiak të dyshuarit për sulm seksual

E kapi për qafe dhe e puthi të miturën – Gjykata në Gjakovë i cakton arrest shtëpiak të dyshuarit për sulm seksual

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit një muaj për të pandehurit U. A., dhe i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual.

Sipas kërkesës, “ditën kritike pasi që e mitura ishte së bashku me shoqen e saj duke u kthyer nga shkolla, e takojnë të pandehurin, ku i njëjti ia benë me shenje që të largohet nga shoqja e saj, e mitura/dëmtuara largohet me mendimin se do që ta përshëndes, i pandehuri gjatë asaj kohe e kap për qafe dhe e puth ne pjesën e qafës tek veshi me qëllim seksual pa dashjen e saj, ku më pas e mitra/dëmtuara lajmëron rastin në polici.”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer vepër penale, “Sulmi seksual”, e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.


Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është masë më e butë dhe e mjaftueshme për të pandehurin në fjalë, për të siguruar hetimin e pa penguar të kësaj çështje penale.

“I pandehur do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit deri më 04 dhjetor 2023. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori