LAJMI I FUNDIT:

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë sërish në protestë

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë sërish në protestë

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës e njohur si FIT proteston sërish sot në shenjë pakënaqësie lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.  

Protesta e Njësisë Speciale është paralajmëruar për në ora 12:00.


Kjo është protesta e dytë e kësaj Njësie, pasi të njëjtit protestuan edhe javën e kaluar.

Fotografi nga protesta e FIT-it para Qeverisë
Lexo po ashtu Fotografi nga protesta e FIT-it para Qeverisë

Përfaqësuesi i FIT-it gjatë protestës së javës së shkuar tha se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë nga sot, por janë më shumë se 10 vjet.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek Ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar”, ka thënë përfaqësuesi i FIT-it.

Përfaqësuesi i FIT-it bëri të ditur se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës. /Telegrafi/