LAJMI I FUNDIT:

Keni hequr dorë nga ushqimi i shpejtë dhe ëmbëlsirat, por nuk po humbni peshë – pesë arsye pse ndodh kjo

Keni hequr dorë nga ushqimi i shpejtë dhe ëmbëlsirat, por nuk po humbni peshë – pesë arsye pse ndodh kjo
(Foto: Pexels)

Nëse e keni ndryshuar dietën për të humbur peshë, por ende nuk vëreni një ndryshim fizik, duhet të mendoni për shprehitë tjera në jetën tuaj.

Edhe pse hapi i parë në humbjen e peshës është në fakt heqja e ushqimeve të përpunuara të pashëndetshme, dietologia Liz Wyosnick thotë se kjo nuk mjafton nëse doni të arrini rezultate të rëndësishme.

Ajo tregon pesë arsyet kryesore pse nuk humbni peshë, edhe pse ushqeheni shëndetshëm:


Konsumoni ushqime të shëndetshme, por me shumë kalori

Ushqimet si avokado, vaji i kokosit, arrat dhe djathi janë të shëndetshëm dhe përmbajnë proteina dhe yndyrna të shëndetshme, por janë gjithashtu të pasura në kalori. Madhësia e porcionit mund të bëjë një ndryshim të madh në sasinë e yndyrës dhe rrjedhimisht kalorive të konsumuara brenda ditës – shkruan Livestrong, përcjell Telegrafi.

Frutat që duhet t'i hani në mëngjes për të humbur kilogramët e tepërt
Lexo po ashtu Frutat që duhet t'i hani në mëngjes për të humbur kilogramët e tepërt

Pini lëngje dhe pije me sheqer

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për humbjen e peshës, sepse ndihmon në tretjen dhe eliminimin e substancave të dëmshme nga trupi. Megjithatë, pijet e gazuara, lëngjet e frutave, alkooli dhe çaji e kafeja e ëmbël, nuk janë zgjedhje të mira. Ato përmbajnë një numër të madh kalorish, të cilat nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. Zëvendësojini ato me ujë ose pije pa sheqer.

Tri gabime dietike që ju bëjnë të shtoni edhe më shumë peshë
Lexo po ashtu Tri gabime dietike që ju bëjnë të shtoni edhe më shumë peshë

Koha e ushqyerjes

Kalimi i vakteve mund ta parandalojë humbjen e peshës. Pritja shumë e gjatë për një vakt ose harrimi i plotë i një vakti mund të ketë një efekt negativ, pasi mund t’ju bëjë kaq grykës në ushqimin e radhës sa të hani gjithçka që keni përpara.

Ushtrimet intensive ‘i shpërbleni’ me ushqim

Trupi ka nevojë për ushqim para dhe pas stërvitjes së vështirë, por ngrënia e tepërt pas një stërvitjeje mund t’ju japë kalori shtesë. Mezet para dhe pas stërvitjes mund të jenë të dobishme, por vetëm nëse ato janë në kohë dhe shpërndahen siç duhet me marrjen e ushqimeve të tjera.

Gjashtë karbohidratet e këqija që në fakt janë të mira për humbje peshe
Lexo po ashtu Gjashtë karbohidratet e këqija që në fakt janë të mira për humbje peshe

Nuk flini mjaftueshëm

Një studim i publikuar në vitin 2013 në Proceedings of the National Academy of Sciences zbuloi se mjafton të flini pesë orë në natë për vetëm shtatë ditë për të fituar kilogramë të padëshiruar. Prandaj, jepni përparësi gjumit cilësor për tetë orë në natë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Lifestyle
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Kalo në kategori