LAJMI I FUNDIT:

Reagon Çitaku: Bastisjet e fundit janë përndjekje politike, jo drejtësi

Reagon Çitaku: Bastisjet e fundit janë përndjekje politike, jo drejtësi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas bastisjeve të fundit të ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shalës, Artan Behramit dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto bastisje nuk janë drejtësi, por përndjekje politike.


Specialja bastis shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit
Lexo po ashtu Specialja bastis shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit

“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim. Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di. Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndryshe, zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur me disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë. /Telegrafi/