LAJMI I FUNDIT:

UNË JAM ÇIFUT

UNË JAM ÇIFUT
Neeli Cherkovski

Poezi nga: Neeli Cherkovski
Përktheu: Fadil Bajraj

Jam çifut
Dhe jam
Palestinez
Në planetin tonë
Të kripës dhe
Dritës së hënës, jam
Duke ndjekur fluturimin
E bilbilit në
Kopshtin tim ku
Një vemje
Ia ka mësyrë
Pemës së limonit
Nëpër tullën e kuqe, unë jam
Një re, kur
Fluturaket pa zë
Erdhën për të vrarë
Natën, unë jam
Gjeth që dridhet
Në rrugët
E Gazës, unë jam
Dritëdielli dhe
Heshtja e zbehtë
Asteroidale.