Një javë grevë në minierën e Trepçës – 10 minatorë mbrëmë u dërguan në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore
Minatorët në Trepçë janë duke vazhduar grevën, ku sot është dita e shtatë që ata kanë nisur grevën me kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës.
Për gjatë kësaj jave, shumë minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka deklaruar për Telegrafin se vetëm mbrëmë 10 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Gjendja shëndetësore është e rëndë. Sipas informatave që i kam marrë mbrëmë prej ores 19:00, dhjetë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.
Sa i përket akuzave të Ndërmarrjes “Trepça”, e cila ditën e diel publikoi disa fotografi të minatorëve, Jonuzi tha se me kërcënime dhe shantazhe nuk arrihet zgjidhja.
“Ne si Sindikatë e kemi kundërshtuar atë, është veprim i ulët, kërcënues, i cili nuk i kontribuon zgjidhjes, kjo e shtyn zgjidhjen. Shantazhe dhe kërcënimi nuk dërgojnë të zgjidhja”, potencoi Jonuzi.
Minatorët e Trepçës kanë nisur grevën me kërkesa për përmirësimin e kushteve të punës.
“Kërkesat tona të parashtruara në mënyrë publike tanimë e disa muaj janë të qarta dhe konkrete. Përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave në aktuale me kohë dhe shkarkimi i një menaxhmenti i cili çdo ditë e më shumë është duke e shkatërruar minierën e Trepçës. Këto kanë qenë dhe mbeten kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyre”, thuhet në reagim.
Për grevën në minierën e Trepçës ka reaguar edhe Ministria e Ekonomisë.
Ministria ka lutur grevistët t’i kthehen punës, duke njoftuar se çdo ditë mos-pune shkakton mijëra euro humbje.
“Lusim minatorët dhe punonjësit tjerë të Trepçës për bashkëpunim, dhe që ata t’i kthehen punës sa më parë sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të arrijmë sukses dhe të përmbushim qëllimet tona të përbashkëta për një Trepçë më të fortë, për punonjësit e saj, për vete e për shtetin tonë”.
Grevën e minatorëve e ka përkrahur edhe Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës.
Në letrën që Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti, thuhet se ata përkrahin grevën e mbi 700 punëtorëve të Trepçës, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga qeveria sa më shpejtë, transmeton Telegrafi.
“Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UMWA) u formuan në vitin 1890 për të luftuar për sigurinë, pagat e drejta dhe dinjitetin e minatorëve – burrave dhe grave që punojnë në një nga profesionet më të rrezikshme në botë për të fuqizuar kombin e tyre dhe për të siguruar. materialet jetike të nevojshme për infrastrukturën. Për 133 vitet e fundit ne kemi mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe kemi qëndruar gjithmonë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona sindikale anembanë globit. UMWA me krenari përkrah 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇËS-it të cilët janë në grevë urie në TREPÇË KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend