LAJMI I FUNDIT:

Rustemi: Deri në fund të vitit do të përfundojë edhe rikonstruimi i rrugës së vjetër Shkup – Bllacë

Rustemi: Deri në fund të vitit do të përfundojë edhe rikonstruimi i rrugës së vjetër Shkup – Bllacë

Drejtori “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi thotë se vonesat në rrugën Shkup-Bllacë i kanë shkaktuar problemet në projektimin e autostradës. Ai premton se deri në fund të vitit do të mund të udhëtojmë nëpër autostradën e re.

“Këto dy kilometrat do të lëshohen. Njëra pjesë do të jetë në shfrytëzim e sipër pasi njëra pjesë duhet të lidhet komplet me 10 kilometërshin tjetër. Kështu që deri në fund të vitit edhe rruga magjistrale edhe 2 kilometërshi do të jenë në funksion, që do të lidhemi deri në kufi”, pohoi Ejup Rrustemi


Problem tjetër në rrugën Shkup-Bllacë është edhe semafori i vendosur në hyrje të tunelit, i cili shkakton pritje të gjata dhe kolona. E shpesh herë shoferët që nuk kanë durim kalojnë në semafor të kuq, duke rrezikuar jetën e të tjerëve. Por ky semafor do të hiqet shpejt edhe atë në fillim të nëntorit, kur është paraparë të përfundojnë punimet tha Drejtori i rrugëve shtetërore.

“Tuneli kishte 50 vjet që nuk ishte rehabilituar dhe ndamë mjete shtesë për ta rehabilituar atë tunel, duheshe të puroheshe edhe në lëvizjen e automjeteve. Dmth në njërën anë të tunelit të punuheshe, ndërsa në anën tjetër të kemi lëvizje të auto mjeteve. Ajo kërkon kohë më të gjatë për ta rehabilituar”, tha Rrustemi.

Ai gjithashtu tha se deri në fund të vitit do të përfundojë edhe rikonstruimi i rrugës së vjetër Shkup – Bllacë. Përndryshe ndërtimi i kësaj autostrade është vonuar disa vite./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori