Portieri i dytë i Milanit, Marco Sportiello, ka pësuar një lëndim muskulor, kështu që me Mike Maignan të pezulluar, Antonio Mirante pritet të startojë kundër Juventusit të dielën.
Maignan u përjashtua me karton të kuq në Marassi në një fitore 1-0 ndaj Genoas para pushimit ndërkombëtar, kështu që Sportiello duhej të zëvendësonte francezin kundër Juventusit këtë të diel.
Gjithsesi, i padisponueshëm do të jetë edhe ish-portieri i Atalantës, pasi ka pësuar një lëndim në muskuj, i cili do ta mbajë jashtë fushës për të paktën 10 ditë. Milani ka konfirmuar zyrtarisht mungesën e Sportiellos.
Ndaj, portieri i tretë Mirante pritet të startojë në portë kundër Zonjës së Vjetër të dielën. 40 vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje për Milanin, duke ardhur nga stoli në minutën e 89 të ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar kundër Hellas Veronas.
Herën e fundit që ai luajti 90 minuta në një ndeshje të Serisë A ishte në prill 2021, kur skuadra e tij Roma humbi 3-1 në Torino.
Theo Hernandez do të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Juventusit, pasi ka marrë kartonin e pestë të verdhë këtë sezon në ndeshjen e fundit me Genoan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin
Pioli: E vuajtëm shumë eliminimin nga Liga e Evropës dhe humbjen në derbi
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron