LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndihmë për shërimin e Menarit të vogël, vuan nga leukemia akute

Kërkohet ndihmë për shërimin e Menarit të vogël, vuan nga leukemia akute

Menar Maxhuni, pesë vjeçar nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë, është diagnostifikuar me Leucemi Acute Lymphoblastica Relaps, i cili është i hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë, reparti i Hemato-Onkologjisë në QKUK.

Sipas babait të Menarit, Fisnik Maxhunit përmes një postimi në rrjetin social në Facebook pas përpjekjeve të shumta të doktorëve, sëmundja i është rikthyer, me ç’rast është udhëzuar nga doktorët për dërgim urgjent jashtë vendit për trajtim.

“Menari është dërguar në Stamboll të Turqisë në Spitalin EMSEY, ku pas ekzaminimeve shtesë është shtrirë për trajtim.


Mjekimi intensiv në të gjitha fazat kushton afër 212,500 euro, ku Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës ka lëshuar fletëgarancionin për mbulimin e shumës 86,500 euro, të cilët i falënderojmë shumë”, thuhet në njoftimin e babait të Menarit.

Ndërkaq, sipas tij shuma prej 126,000 euro që duhet ta sigurojnë, është e papërballueshme për familjen.

“Duke shpresuar në ndihmën e Zotit të Plotëfuqishëm dhe vullnetin e mirë të njerëzve, po ju drejtohemi me këtë lutje të gjithëve të na ndihmoni për shërimin e Menarit, që t’ia mundësojmë t’i kthehet jetës, si bashkëmoshatarët e tij. Ju falënderojmë secilin paraprakisht, Zoti ju dhashtë mirësitë e tij në familjet tuaja. Bashkangjitur janë të gjitha dokumentet e djalit dhe konto bankare”, ka shkruar në një postim në Facebook Maxhuni.

Të gjithë qytetarët që kanë mundësi ta ndihmojnë Menarin e vogël mund t’I dërgojnë të hollat e tyre në këto xhirollogari bankare: Për Kosovë, Fisnik Maxhuni -2016000002544003, Teb banka.  Për diasporë, Beneficiary: Fisnik Maxhuni – Address: Maxhunaj, Vushtrri, Kosovo SËIFT: TEBKXKPR

IBAN: XK052016000002544003 Bank: TEB Bank Kosovo – Bank address: Agim Ramadani 15, Pristina, Kosovo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori