LAJMI I FUNDIT:

Një truk para konsumimit të vaktit ndihmon në djegien e yndyrës

Një truk para konsumimit të vaktit ndihmon në djegien e yndyrës
(Foto: Pexels)

Ngrënia e perimeve para karbohidrateve gjatë vakteve, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, pohojnë shkencëtarët.

Hulumtimet tregojnë se ngrënia e perimeve stimulon prodhimin e GLP-1, një hormon që ju bën të ndiheni të ngopur. Kur mbushni stomakun me perime, karbohidratet nuk do të treten aq shpejt dhe nuk do të nxitojnë aq shpejt në qarkullimin e gjakut.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se rendi i vakteve (d.m.th se si e konsumoni atë që hani gjatë vaktit) mund të ndikojë gjithashtu në ngopjen – njofton The Washington Post.


Pesë ushqimet më të mira që djegin yndyrën
Lexo po ashtu Pesë ushqimet më të mira që djegin yndyrën

Duke zgjedhur fillimisht të hani perime, ju mbushni stomakun me fibra të shëndetshme dhe më pas zvogëloni sasinë e karbohidrateve që dëshironi t’i hani.

Studimi shikoi se si renditja e vakteve ndikon në prodhimin natyral të GLP-1. Studiuesit japonezë studiuan 22 të rritur midis moshës 35 dhe 70 vjeçare për të parë sesi koha që konsumonin karbohidrate ndikoi në një sërë masash, duke përfshirë sasinë e hormoneve që prodhonin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori