Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se në aksionin e inspektimeve në regjionin e Prizrenit, janë mbyllur pesë lokale “Fast Food” (ushqime të shpejta) dhe janë iniciuar gjashtë kundërvajtje.
Në komunikatën për media të AUV-it, thuhet se për inspektimin e lokaleve të gastronomisë të cilat shërbejnë ushqime të shpejta janë angazhuar gjashtë ekipe dhe janë zhvilluar 28 inspektime.
Sipas AUV-it, inspektimet janë zhvilluar sot në komunën e Prizrenit dhe atë të Malishevës.
“Është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhrit të Ministrit të MBPZHR-së dhe Drejtorit Ekzekutivë të AUV-së. Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë janë mbyllur 5 lokale. Janë iniciuar 6 lëndë kundervajtëse. Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë)”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit.
“Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, në një lokal në Malishevë, ditë më par dyshohen se janë helmuar 215 persona si pasojë e konsumimit të ushqimit.
Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit K.Sh., pronari i lokalit ku dyshohen se u helmuan 215 persona, në Malishevë.
Ndryshe, ekipi inspektues nën udhëheqjen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren e kanë inspektuar sot lokalin në të cilin janë helmuar 215 persona dhe sipas njoftimit të AUV-it, gjatë inspektimeve në lokalin “Dyner Apetit” kanë gjetur se kushtet higjineike nuk ishin në nivel të kënashëm dhe se dy nga tre punëtorët në këtë lokal nuk posedonin librezë sanitare.
Kurse, Komuna e Malishevës mbrëmë njoftoui se situata nga helmimi po shkon drejt normalizimit dhe se sipas të dhënave nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, deri tani 215 persona kanë kërkuar ndihmë dhe shërbime shëndetësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Osmani dhe Zeka në Teksas tregojnë mundësitë dhe përparësitë e investimeve në Kosovë
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë