LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves do të pranojë fajin në rastin e sulmit seksual

Dani Alves do të pranojë fajin në rastin e sulmit seksual

Legjenda braziliane, Dani Alves thuhet se pritet të pranojë fajin për sulm seksual, i cili e mban në burg tash e gati një vit.

Braziliani u akuzua për sulm seksual pas një incidenti në një klub nate në Barcelonë në dhjetor të vitit 2022 dhe u burgos një muaj më vonë.


Ish-mbrojtësi i Barcelonës i mohoi të gjitha akuzat për gati nëntë muaj, duke ndryshuar në mënyrë të dyshimtë dëshminë pesë herë.

Fillimisht duke u përballur me një dënim të mundshëm prej 8 deri në 10 vjet burg, Alves punësoi një avokat të ri, i cili është i specializuar në sulmet seksuale dhe ligjin penal.

Sipas burimit të mediumit El Espanol, kjo do të thotë se Alves dëshiron të minimizojë dënimin e tij duke arritur një marrëveshje me sistemin e drejtësisë spanjolle.

Për ta bërë këtë, 40-vjeçari do të duhet të pranojë fajin për krimin dhe të dëmshpërblejë viktimën për dëmin e shkaktuar. /Telegrafi/