LAJMI I FUNDIT:

Shtatë mënyra si po e rrezikoni pa e ditur shëndetin e syve

Shtatë mënyra si po e rrezikoni pa e ditur shëndetin e syve
(Foto: Pexels)

Shëndeti i syve dhe shikimi i mirë është diçka që nuk duhet ta marrim si të mirëqenë. Prandaj, është e rëndësishme t’u kushtojmë vëmendje shprehive të përditshme me të cilat shumë shpesh pa e ditur rrezikojmë shëndetin e syve tanë.

Pavarësisht nëse mbani syze, keni thjerrëza të kontaktit ose thjesht nuk keni problem me dioptrinë, duhet të dini se çfarë është e keqe për shikimin tuaj.

Injorimi i dhimbjeve të kokës

Nëse keni dhimbje koke, nuk do të ishte ide e keqe të vizitoni një oftalmolog, sepse dhimbja mund të lidhet me shikimin tuaj. Nëse punoni në kompjuter për një kohë të gjatë, mund të vuani nga të ashtuquajturat tendosje digjitale të syve. Është një dukuri e pakëndshme e syrit dhe simptomave muskuloskeletore që do të prekin nëntë në dhjetë persona që ulen para ekranit për një kohë të caktuar.


Kur sytë tregojnë për gjendjen e shëndetit tuaj - gjashtë shenja paralajmëruese
Lexo po ashtu Kur sytë tregojnë për gjendjen e shëndetit tuaj - gjashtë shenja paralajmëruese

Përdorimi i tepërt i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera me ekran

Një numër i madh njerëzish në botë përdorin çdo ditë pajisje të ndryshme me ekran dhe kjo i dëmton edhe sytë. Kushdo që i përdor rregullisht këto pajisje duhet të vizitojë më shpesh një oftalmolog.

Injorimi i syve të thatë

Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për tendosjen digjitale të syrit, është syri i thatë. Hulumtimet kanë treguar se shkalla e përpëlitjes së syve mund të reduktohet deri në pesë herë duke përdorur një kompjuter. Hapja dhe mbyllja e syve është e rëndësishme për ta mbajtur syrin të njomur, nëse nuk është i lagësht do të jetë më pak i rehatshëm dhe do të çojë në skuqje dhe shikim të turbullt.

Mbajtja e lenteve për një kohë të gjatë

Nëse mbani thjerrëza të kontaktit, sigurohuni që të mos jetë më i gjatë se orari i sugjeruar. Është e rëndësishme që ta respektoni recetën dhe të mbani llojin e duhur të lenteve. Mos flini me thjerrëzat e kontaktit, përveç nëse ato janë të dizajnuara posaçërisht për të fjetur.

Fërkimi i shpeshtë i syve, një shprehi jo e mirë
Lexo po ashtu Fërkimi i shpeshtë i syve, një shprehi jo e mirë

Huazimi i syzeve ose thjerrëzave të dikujt tjetër

Është e mundur që t’i provoni syzet e dikujt tjetër dhe të ndjeni se shikimi juaj është më i mirë. Por, ju nuk duhet ta bëni këtë. Mbajtja e syzeve të dikujt tjetër nuk do t’i dëmtojë drejtpërdrejt sytë tuaj, por mund të çojë në të ashtuquajturin stresi vizual. Gjithashtu, mos i mbani kurrë lentet e kontaktit të dikujt tjetër, pasi ekziston rreziku nga infeksioni.

Blerja e syzeve pa dioptrinë e saktë

Nëse vëreni se shikimi juaj është dobësuar, mos i blini vet syzet. Syzet që mund të blihen pa recetë në barnatore apo markete, janë bërë që të kenë të njëjtën dioptri në të dy sytë, gjë që mund të mos ndodhë me sytë tuaj. Kjo mund të çojë në tendosje të syve dhe përfundimisht në lodhje të përgjithshme dhe dhimbje koke.

Mbajtja e thjerrëzave të gërvishtura

Sigurohuni që syzet dhe thjerrëzat tuaja të jenë të pastra dhe pa gërvishtje, pasi ato mund të ndërhyjnë në shikimin tuaj dhe të shkaktojnë probleme të rrezikshme me dritën kur vozitni natën ose në kushte të errëta. Lentet e gërvishtura gjatë punës në kompjuter mund të shkaktojnë gjithashtu shkëlqim delikat që mund të çojë në lodhje të syve dhe tendosje të syve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori