Fejzi Aziri nga rasti “Monstra”: Nuk dua as falje dhe as mëshirë, por drejtësi
Ndonëse falja e tij e mundshme nga propozim-Ligji për amnisti nxiti shumë reagime, i dënuari me 15 vite burg në rastin “Monstra” Fejzi Aziri tha se nuk dëshiron amnisti por zbardhje të rastit dhe drejtësi.
“Mua nuk më intereson ligji për amnisti, as nuk kam kërkuar dhe as nuk do të kërkoj. Unë nuk kërkoj amnisti, unë kërkoj vetëm drejtësi. Nuk më intereson se çfarë sillet me atë ligj, kush e ka propozuar. Është për të burgosurit. Ata që preken, le ta gëzojnë. Unë nuk jam i interesuar për amnisti”, deklaroi për “Alsat” Fejzi Aziri, i dënuar për rastin Monstra.
OBRM-PDUKM-ja nuk ndryshon qëndrim dhe ka nisur përgatitjet për ta bllokuar të njëjtin.
“Për këtë ligj flitet shumë dhe do të flitet edhe më shumë. Nuk dihet e ardhmja dhe fati i tij, kur dhe si do të gjendet në seancë plenare. Por një gjë është e qartë, OBRM-PDUKM-ja po përgatitet për ta bllokuar të njëjtin”, u shpreh Eli Panova, Deputete e OBRM-PDUKM-së.
Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ditë më parë tha se propozimin në këtë formë nuk do ta mbështesin, por sot deputeti i kësaj partie Fadil Zendeli deklaroi se qëndrimi përfundimtar i bllokut opozitar do të dihet pasi të pranohet materiali dhe të shqyrtohet përmbajtja. Sipas Zendelit, bindja e përgjithshme është se prapa ligjit fshihen qëllime politike.
“Bindja e përgjithshme është se ky ligj bëhet për nevoja politike të pushtetit. Se këtu ka interesa të pushtetit, kjo nuk kontestohet. Por fundja bëhet fjalë për njerëz të dënuar me vendime të plotfuqishme, bëhet fjalë për fate njerëzish dhe ndonjëherë duhet të kemi mirëkuptim, por asnjëherë mirëkuptim për kriminalitetin dhe korrupsionin. Bëjmë analiza dhe atëherë kur do të nisë debati, do të kemi qëndrim përfundimtar”, nënvizoi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
LSDM-ja mbetet në qëndrimin se derisa ligji prek persona të dënuar në rastet e ndjeshme gjyqësore, do të propozon amendamente. Socialdemokratët pajtohen se qëllimi i ligjit është shpopullimi i burgjeve. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se shpopullimi i burgjeve është nevojë urgjente, ndërsa sipas saj opozita me paralajmërimet për bllokadë po vepron padrejtësisht. Propozim-Ligji për amnisti ditë më parë është dorëzuar në Kuvend.
I njëjti parashikon amnisti të plotë për personat e dënuar deri në 6 muaj burg, dhe 30 për qind të masës për personat e dënuar me më shumë vite burg. Në ligj janë përcaktuar qartë veprat të cilat nuk amnistohen, ndërsa Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve akoma nuk ka bërë vlerësimin se kush përfiton nga amnistia. Në rast të miratimit, nga amnistia përfitojnë plotësisht 286 persona, ndërsa 966 të tjerë përfitojnë amnisti të pjesshme. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje