LAJMI I FUNDIT:

“Race for the cure”, në Gjakovë mbahet aktivitet për ndërgjegjësimin e grave për kancerin e gjirit

“Race for the cure”, në Gjakovë mbahet aktivitet për ndërgjegjësimin e grave për kancerin e gjirit

Më 1 tetor në Gjakovë është mbajtur aktiviteti “Race for the cure”, në kuadër të muajit tetor  të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ky aktivitet u organizua nga qytetarja Valbona Kastrati, e cila edhe ka mposhtur sëmundjen e kancerit të gjirit, transmeton Telegrafi.


Para pjesëmarrësve, ajo deklaroi se mbështetja e familjes e ka bërë edhe me të fortë.

“Kur e kam kuptuar që jam prek nga kanceri i gjirit ka qenë një bombë për mua, mirëpo përkrahja e familjes time, të cilët kanë qëndruar pranë meje, më kanë bërë më të fortë. Momentet e mija më të vështira, kanë qenë kur unë kam shkuar ta bëjë kimioterapinë, dhe jo gjithmonë ilaçet kanë qenë në spital është dashtë t’i blejmë, edhe kur kom pa njerëz që nuk kanë mundësi t’i blejnë, dhe janë mbledhur njerëz kanë dhënë para dhe kanë blerë”, tha ajo.

Ndërsa, avokatja Shpresa Bakija tha se në tetor shpërndahen më shumë informacione për kancerin e gjirit.

“Muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit ka synim shpërndarjen e informacionit, dhe edukimin e njerëzve për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”, deklaroi ajo.

Muaji tetor njihet si muaji për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit dhe shtimin e vëmendjes për kontrolle të rregullta, si forma më e mirë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Sipas të dhënave të mbledhura në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 547 raste të reja me kancer të gjirit (543 gra dhe 4 burra.

Ky aktivitet është mbështetur nga “Ujë Rugove”.

Ujë Rugove i është bashkuar fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa speciale që do të shiten në mbarë Kosovën gjatë muajit tetor.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori