LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi thotë se Gianni Infantino u interesua për ngjarjet e fundit që ndodhën në veri të vendit, bashkëpunimi FFK-FIFA vazhdon

Agim Ademi thotë se Gianni Infantino u interesua për ngjarjet e fundit që ndodhën në veri të vendit, bashkëpunimi FFK-FIFA vazhdon

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjatë qëndrimit në Kaunas në manifestimin e 100-vjetorit të anëtarësimit të Lituanisë në FIFA, ka takuar kreun e këtij institucioni, Gianni Infantino.

Sipas komunikatës së lëshuar nga FFK, në këtë takim, Ademi dhe Infantino diskutuan për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe marrëdhëniet e mira mes FIFA-s dhe vendit tonë.


“Si gjithmonë edhe në këtë takim, i pari i futbollit botëror shprehu admirimin e tij për Kosovën dhe për presidentin Ademi, si theksoi interesimin e tij për zhvillimin e futbollit në vendin tonë”.

“Infantino po ashtu u interesua për ngjarjet e fundit që ndodhën në veri të vendit, ku një grup terrorist serb sulmoi Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje shkruhet se Infantino kujtoi se sot një vit ka qenë në Kosovë dhe u shpreh edhe një herë falënderues për mikpritjen e ngrohtë.

“Që të dy në fund ritheksuan përkushtimin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e vlerave të futbollit në Kosovë dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes në lojën e futbollit”.

“Ky takim edhe një herë konfirmon marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira të kreut të FFK-së me Infantinon dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe FIFA-s”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Interit humb pjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti nuk humb kohë dhe fton një tjetër lojtar

Mbrojtësi i Interit humb pjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti nuk humb kohë dhe fton një tjetër lojtar

Përfaqësueset
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

La Liga
Si do ta ndalë mbrojtja e Kosovës një sulmues si Haaland - përzgjedhësi Franco Foda jep komentin e tij

Si do ta ndalë mbrojtja e Kosovës një sulmues si Haaland - përzgjedhësi Franco Foda jep komentin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

La Liga
Casemiro do të largohet nga Man Utd, këto janë tre klubet që janë vënë pas brazilianit

Casemiro do të largohet nga Man Utd, këto janë tre klubet që janë vënë pas brazilianit

Premier League
Kalo në kategori