LAJMI I FUNDIT:

Po hetohet përfshirja ruse në sulmin e armatosur serb në Banjskë

Po hetohet përfshirja ruse në sulmin e armatosur serb në Banjskë

Provat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës janë pjesërisht të mjaftueshme për të pretenduar përfshirjen ruse në sulmin në Banjskë, thotë Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Sipas tij, sulmuesit mund t’i kenë siguruar armët ruse nga ndonjë furnizim i mëhershëm i kontraktuar nga Serbia me Rusinë, por jo pa dijeninë e shtetit serb.

Në variantin tjetër, thotë Ibishi, armët dhe pajisjet ruse mund të kenë ardhur drejtpërdrejt nga furnizimi i rusëve për operacionin e grupit në Banjskë.


Në rast se ky supozim vërtetohet si fakt, ai thotë se një gjë e tillë do ta përfshinte në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësinë ruse për sulmin.

Të dyja variantet, thotë Ibishi, kërkojnë hetim, të cilin autoritetet kompetente të Kosovës nuk mund ta bëjnë vetë.

“Për këtë duhet një bashkëpunim dhe këmbim i informacioneve me shërbimet e inteligjencës së vendeve mike”, thotë ai.

Anton Quni, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se nga armët e konfiskuara në Bansjkë, supozohet se një pjesë e tyre janë me prejardhje nga Rusia.

“Tani, se si janë siguruar ato, nëpërmjet institucioneve ushtarake apo janë gjetur në tregun e zi… Kjo është një çështje me të cilën do të duhej të merren organet e hetuesisë. Jam i bindur që me përpunimin e të arrestuarve, do ta mësojmë shumë shpejt edhe këtë fakt”, thotë Quni.

Cilat janë provat e deritashme për përfshirjen ruse?

Sulmi në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ka ndodhur në natën mes 23 dhe 24 shtatorit, kur grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet që kanë pasuar janë vrarë edhe tre sulmues, ndërsa Policia e Kosovës ka thënë se ka konfiskuar një sasi enorme të armatimit.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Radoiçiq nuk ka vepruar i vetëm, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit e ka mohuar përfshirjen e shtetit serb në sulmin në Banjskë.

Radoiçiq pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit
Lexo po ashtu Radoiçiq pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Sveçla ka thënë se në njërën prej dhjetëra makinave të kapura në Banjskë “janë gjetur materiale ruse”. Sipas tij, janë gjetur edhe dy motorë katër-rrotësh për terrene të vështira, prodhim i Rusisë.

“Ka edhe informata të inteligjencës për përfshirjen e elementeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me Rusinë. Ne, në vazhdimësi, po punojmë në identifikimin e të gjithë këtyre terroristëve… Besoj se shumë shpejt, njësitë tona të specializuara të policisë së Kosovës, por edhe të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në bashkëpunim me aleatët tanë, do t’i identifikojnë…”, ka thënë Sveçla.

“Ne jemi dëshmitarë se në Nish [të Serbisë] ka një qendër kinse humanitare ruse, e cila dihet botërisht se është qendër inteligjence, përmes së cilës ata përgjojnë të gjithë rajonin dhe në të cilën ka edhe ushtrime të ndryshme – qoftë për inteligjencë, qoftë për veprime në terren… dhe besojmë se edhe kjo qendër është e përfshirë në këtë sulm”, ka shtuar ministri i Brendshëm kosovar.

Pas incidentit në Banjskë, Kremlini ka thënë se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e ka dënuar sulmin.

Të nesërmen e sulmit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

“Jam mirënjohës që [ambasadori rus] i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram më 25 shtator, por nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.

Rusia vs. Ballkani

Kremlini ka demonstruar në mënyrë të vazhdueshme se rajoni i Ballkanit është një mjedis i favorshëm për të, për t’iu kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Rusia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe ta mbështesë Serbinë në fushatat e saj për çnjohje të Kosovës; ka bërë përpjekje për grusht shtet në Mal të Zi; ka mbështetur udhëheqësit me pikëpamje separatiste në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe ka tentuar ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sulmet terroriste në veri, Policia ekspozon arsenalin e armëve të zjarrit të sekuestruara
Lexo po ashtu Sulmet terroriste në veri, Policia ekspozon arsenalin e armëve të zjarrit të sekuestruara

Rusia, po ashtu, kundërshton anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe, për më tepër, Serbisë – në Bashkimin Evropian.

Rusia vs. Kosova

Rusia ka formalizuar praninë e saj diplomatike në Kosovë tre vjet para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2005. Asokohe, për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka qëndruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ne jemi dëshmitarë se në Nish [të Serbisë] ka një qendër kinse humanitare ruse, e cila dihet botërisht se është qendër inteligjence, përmes së cilës ata përgjojnë të gjithë rajonin dhe në të cilën ka edhe ushtrime të ndryshme – qoftë për inteligjencë, qoftë për veprime në terren… dhe besojmë se edhe kjo qendër është e përfshirë në këtë sulm”, ka shtuar ministri i Brendshëm kosovar.

Pas incidentit në Banjskë, Kremlini ka thënë se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e ka dënuar sulmin.

Të nesërmen e sulmit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

“Jam mirënjohës që [ambasadori rus] i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram më 25 shtator, por nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.

Kosova, atëkohë, është administruar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe kryeadministrator ka qenë Soren Jessen-Petersen.

Veprimtaria e Zyrës Ndërlidhëse Ruse është e shfaqur fare pak në publik.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës shkruan se shef i Zyrës së Ambasadës ruse është Andrej Lissovoj, ndërsa zëvendësshef i saj është Nikolay Rudaev.

Institucionet e Kosovës, në disa raste, kanë shpallur persona të padëshirueshëm diplomatë rusë, duke i detyruar të largohen nga Kosova. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori