LAJMI I FUNDIT:

Turneu i 20-të ndërkombëtar në karate “Tetova Open 2023”

Turneu i 20-të ndërkombëtar në karate “Tetova Open 2023”

Te dielën (01 tetor) në palestrën sportive të shkollës së mesme medicinale do të zhvillohet edicioni i 20-të me radhë dhe tradicional në Karate “Tetova Open 2023” Ky aktivitet të dielën do të mbledh mbi 500 garues/e të rajonit respektivisht nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Bullgaria dhe klube nga gjithë Maqedonia e Veriut.

Organizatori ka planifikuar për të gjithë vendet e para apo fitueseve të kategorive do t’ju ndaj Pllaketa, diploma dhe medalje. Poashtu për nder të 20 vjetorit të turneut Tetova Open do te ndajm te gjithe trajnerve te ekipeve pjesëmarrëse dhe të gjithë refereve nga një plaket në shenjë mirënjohje dhe bashkëpunimi për 20 vite të plota në “Tetova Open”. Fillimi i garës është paraparë nga ora 10:00, ndërsa hapja solemne do të jetë në ora 13:00 ku do të ketë pikë muzikore Shoqëria Kulturo Artistike nga Tetova, “Xheladin Zeqiri”


Përkrahës i Turneut të 20-të me radhë ndërkombëtare në karate “Tetova Open 2023” është Ministria për sistem politik, Komuna e Tetovës, Luma Grafik, Tepelenë dhe NB. Poshtu përkrahës më të mëdhenjtë të çdo aktiviteti që zhvillojmë janë mediat dhe gazetarët.