LAJMI I FUNDIT:

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Askush nuk është imun ndaj një dite të keqe dhe problemeve me shëndetin mendor

Ylli i “Murders in the Building”, Selena Gomez, ka folur së fundi për një nga strategjitë e kujdesit personal në ditë të vështira me rëndesë psikologjike.

Gjatë një bisede në Samitin e Muzikës në Los Angeles, artistja foli për luftën me shëndetin mendor. Një detaj që jo të gjithë ndoshta e dinë: ajo shmang dhomën e gjumit në ditët e këqija të jetës.


“Dhoma e gjumit ishte një shkas i vërtetë për mua kur po kaloja psikozë,” tha Gomez, shkruan Self.

“Gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës, isha shumë fort e lidhur pas shtratit tim”.

Të jesh në gjendje të njohësh rrethanat që çojnë në momente depresive mund të jetë një rrugë shpëtimi për njerëzit me çrregullim bipolar, pasi ata shkaktarë shpesh janë më të vështirë për t’u identifikuar sesa vetë simptomat, thonë ekspertët e shëndetit mendor.

Kjo nuk është hera e parë që themeluesja e Rare Beauty Selena Gomez flet për kohët e errëta në jetën e saj, pas ulje-ngritjeve të shëndetit mendor që i zgjasin për javë apo muaj të tërë.

“Filloi me depresionin, pastaj shkova deri në izolim. Më pas, isha unë që nuk mund të lëvizja nga shtrati,” kujton ajo. “Më ndodhte që për disa javë të isha në shtrat, pasi vetëm ideja e të ecurit më dukej sikur më merrte frymën”.

Gomez thotë se shpëtimin e gjeti tek vetja dhe zgjodhi gjithë mekanizmat drejt rrugës së shërimit. Dalja nga dhoma e gjumit dhe të rrethuarit me njerëz ishte një nga mënyrat më të mira për të dalë nga rëndesa psikologjike, citon Anabel.

“Mund të jesh në një dhomë plot me njerëz dhe prapë të ndihesh tmerrësisht e vetmuar. Unë e di që kjo ndjenjë nuk është e mirë, por të punosh mbi problemet më ka ndihmuar shumë,” përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këshilla dhe arsye
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Grim
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Kalo në kategori