LAJMI I FUNDIT:

Rzon, Salim Montari, Il Ghost, Tayna dhe Marin sjellin këngën e re “4×4”

Rzon, Salim Montari, Il Ghost, Tayna dhe Marin sjellin këngën e re “4×4”

Producenti i njohur shqiptar, Rzon, ka publikuar sot në mesnatë (e premte) një këngë të re.

“4×4” mban titullin ky projekt, për të cilin ka bashkëpunuar me Salim Montarin, Il Ghost, Taynën dhe Marinin.


Kënga e tyre është kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje e performancë të veçantë të secilit artist.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi u bë nga vet Rzon me masterizimin nga Lorenc Aliaj Avaxus.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga nën drejtimin e Kotorri tashmë ndodhet edhe në YouTube, në kanalin e Rzon.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti qëndron prapa një sërë projekteve të suksesshme duke qenë se ka bashkëpunuar me emra të njohur të estradës.

Rzon vlen të ceket se vetëm pak muaj më parë solli një këngë që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku në duet me Dafina Zeqirin. /Telegrafi/