LAJMI I FUNDIT:

Newcastle United kalon tutje, eliminon Manchester Cityn

Newcastle United kalon tutje, eliminon Manchester Cityn

Newcastle United ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 si vendas ndaj Manchester Cityt, për të avancuar tutje në “EFL Cup”.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të qetë dhe pa ndonjë rast serioz për të shënuar.


Shenjat e para në këtë takim i dha Manchester City ku në minutën e 18-të arritën që të rrezikojnë nëpërmjet Julian Alvarez, goditja e të cilit u ndal nga portieri vendas Nick Pope.

Rasti i parë për gol për vendasit erdhi pak minuta pa përfunduar pjesa e parë me anë të Jacob Murphy i cili u ndal me sukses nga Stefan Ortega.

Goli i vetëm dhe ai i fitores për Newcastle erdhi në minutën e 63-të ku realizator i këtij goli ishte suedezi Alexander Isak i cili shënoi në portën e zbrazët pas asistimit nga Joelinton.

https://twitter.com/vartatico/status/1707126183161106487

Deri në fund të ndeshjes, Manchester City përkundër tentimeve për të barazuar ndeshjen ata hasën në rezistencë të fortë nga mbrojtja vendase dhe kështu Newcastle avancoi në rrethin tjetër të EFL Cup./Telegrafi/