Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar të shtunën indikatorët ekonomikë në dy vitet e fundit ku sipas tij, rritja mesatare ka qenë 7,9 për qind.
Sipas tij, vitin e parë të qeverisjes rritja ekonomike ishte 10.7 për qind, “më e larta në historinë e vendit”.
“Në vitin e dytë rritja ekonomike ishte 5.2% (2022). Rritja mesatare në dy vite ka qenë 7.9%, më e larta se çdo herë tjetër për dy vite rresht që nga shpallja e Pavarësisë. Trendi i rritjes ekonomike ka vazhduar edhe këtë vit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kryeministri tutje ka folur edhe për vlerën e eksporteve e cila sipas tij, në vitin 2022 është rritur për 447 milionë euro ose dyfishuar në krahasim me vitin 2020.
“ Për periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e eksporteve ka qenë 468 milionë euro, që është përafërsisht aq sa ka qenë totali i vlerës së eksporteve në vitin 2020 (474 milionë euro). Deri në fund të 2023 pritet që vlera eksporteve për herë të parë të arrijë shifrën 1 miliard euro. Si rezultat, raporti eksport-import është ngushtuar nga gati 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht. Ndërkohë që, për herë të parë, në tremujorin e dytë të këtij viti ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej mbi 400 mijë vendeve aktive të punës”, ka shkruar ai.
Kurti është shprehur se qeverisjes së deritanishme, buxhetit të shtetit i janë shtuar mbi 770 milionë euro të hyra, kurse ekonomisë 2.1 miliardë euro vlerë.
“Të hyrat tatimore janë rritur për rreth 2/3, ndërkohë që Investimet e Huaja Direkte janë dyfishuar. Trendi i rritjes së Investimeve të Huaja Direkte ka vazhduar edhe sivjet. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, për periudhën janar-maj 2023 kemi 20.7% më shumë investime se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.
“Rritjen e ndamë me qytetarët duke rishpërndarë në total 842 milionë euro përmes masave të ndryshme mbështetëse për qytetarë dhe stimuluese për biznese, dhe pa krijuar borxhe të reja. Deficitin buxhetor në vitin 2022 e kemi ulur në nivel historik duke e zvogëluar atë për mbi -90% në krahasim me vitin 2020. Kurse inflacioni në muajin korrik ishte më i ulëti në gjithë Gadishullin Ballkanik, me vetëm 2.4%. Qeveria për Ekonominë”, ka përfunduar kreu i ekzekutivit.
E në anën tjetër, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka thënë se eksporti i mallrave ka shënuar rënie drastike për 10,67 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
ASK-ja këtë e ka bërë të ditur pasi ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e dytë, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?