LAJMI I FUNDIT:

Pochettino tregon çfarë pret nga Armando Broja

Pochettino tregon çfarë pret nga Armando Broja

Mauricio Pochettino pret që të gjithë lojtarët e Chelseat të ndajnë barrën e golave ​​pavarësisht rikthimit të Armando Brojës.

Trajneri argjentinas ka thënë se sulmuesi shqiptar pritet të përfshihet në ndeshjen e fundjavës kundër Aston Villas, por që nuk pret gola qysh në strat nga ai.

“Është e njëjta situatë për të cilën mund të flasim me shumë lojtarë të ndryshëm”, ka thënë ai në konferencë për media.


Broja dhe dy të tjerë, Chelsea njofton për rikthimin e tre yjeve nga lëndimet
Lexo po ashtu Broja dhe dy të tjerë, Chelsea njofton për rikthimin e tre yjeve nga lëndimet

“Broja vjen dhe ndoshta do të përfshihet në fundjavë, por pas nëntë muajsh nuk ka konkurruar, nuk mund t’ia lëmë përgjegjësinë”.

“Gjithmonë përgjegjësia duhet të jetë mbi ekipin, përpjekja kolektive. Nuk janë vetëm lojtarët sulmues që duhet të shënojnë, të gjithë lojtarët e përfshirë në ekip duhet të përpiqen të shënojnë”.

“Nuk mund të presim që Broja të vijë dhe nëse ka mundësi të luajë, do të shënojë me çdo prekje”.

I shpenzuan mbi një miliard euro për një vit, por lëndimet kanë goditur ekipin - lista e gjatë e lojtarëve që mungojnë te Chelsea
Lexo po ashtu I shpenzuan mbi një miliard euro për një vit, por lëndimet kanë goditur ekipin - lista e gjatë e lojtarëve që mungojnë te Chelsea

“Ai gjithashtu ka nevojë për kohë që të ndjejë konkurrencën dhe të fillojë të performojë në mënyrën që ne presim që ai të mund ta bëjë”, ka shtuar më tej Pochettino.

Broja ka qenë jashtë fushës që nga një lëndim i rëndë në kampin tonë stërvitor në Abu Dhabi dhjetorin e kaluar.

Blutë aktualisht kanë vështirësi në shndërrimin e posedimit në gola në javët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

La Liga
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

La Liga
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

La Liga
Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Sport
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Kalo në kategori