Për muaj të tërë, Arabia Saudite dhe Izraeli – me Shtetet e Bashkuara – kanë diskutuar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
SHBA e ka bërë të qartë se marrëdhëniet zyrtare midis dy aleatëve të saj në Lindjen e Mesme janë një prioritet kryesor, me kryediplomatin Antony Blinken që e deklaron atë një “interes të sigurisë kombëtare”.
Kjo vjen në mes të një riorganizimi rajonal pasi Irani dhe Arabia Saudite rivendosën lidhjet diplomatike pas vitesh armiqësie, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Të mërkurën, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman (MBS) i tha kanalit amerikan Fox News: “Çdo ditë ne po i afrohemi” një marrëveshjeje normalizimi me Izraelin.
Por cilat janë kushtet e Arabisë Saudite për normalizimin?
Riadi dëshiron një pakt të mbrojtjes së SHBA-së – duke përfshirë më pak kufizime për shitjen e armëve nga SHBA-ja – dhe ndihmë në zhvillimin e programit të tij bërthamor civil.
Ai tha gjithashtu se çdo marrëveshje do të kërkonte përparim të madh drejt krijimit të një shteti palestinez, i cili është diçka vështirë e pranueshme për qeverinë nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë në historinë e Izraelit.
Ndryshe, Arabia Saudite ka qenë një përkrahëse e madhe e Iniciativës Arabe të Paqes të vitit 2002, e cila kushtëzon normalizimin me Izraelin me tërheqjen e tij nga territori palestinez dhe lartësitë e Golanit të Sirisë.
Nisma përfshin gjithashtu krijimin e një shteti palestinez si dhe gjetjen e një “zgjidhjeje të drejtë” për gjendjen e rëndë të miliona refugjatëve palestinezë dhe pasardhësve të tyre, shumica e të cilëve jetojnë në kampet e refugjatëve në vendet fqinje.
Çfarë tha Izraeli?
Të enjten, ministri i jashtëm i Izraelit pati një ton optimist, duke thënë se ai pret që një marrëveshje të arrihet së shpejti.
“Dallimet mund të kapërcehen”, tha Eli Cohen për Radion e Ushtrisë së Izraelit. “Unë mendoj se ka me siguri gjasa që, në tremujorin e parë të vitit 2024, ne do të jemi në gjendje të jemi në një pikë ku të finalizohen detajet [e një marrëveshjeje]”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.
Dëshira e Arabisë Saudite për të ndërtuar një program bërthamor nuk duket të jetë pengesë.
Tzachi Hanegbi, këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit, tha në korrik: “Dhjetëra vende operojnë projekte me përpjekje bërthamore për energji. Kjo nuk është diçka që i rrezikon ata dhe as fqinjët e tyre”.
Megjithatë, qeveria e Netanyahut, përfshirë ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, ka refuzuar “koncesionet” ndaj qeverisë së Autoritetit Palestinez (PA) si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve.
Si ka reaguar Autoriteti Palestinez?
Në një përpjekje për të bindur Autoritetin Palestinez, Arabia Saudite ka ofruar të rifillojë mbështetjen financiare për të pasi ndihma ra në zero në vitin 2021.
Sipas një raporti të The Wall Street Journal, një delegacion zyrtarësh të AP-së muajin e kaluar shkuan në Riad për të bërë presion për kushtet e tyre në këmbim të pranimit të Arabisë Saudite për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Kushtet përfshijnë rihapjen e konsullatës së SHBA në Jerusalemin Lindor të pushtuar, të cilën ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e mbylli në vitin 2019.
AP i ka kërkuar gjithashtu SHBA-së të mbështesë përfaqësimin e plotë palestinez në Kombet e Bashkuara.
Kushtet e tjera përfshijnë Izraelin që t’i japë AP-së më shumë kontroll mbi disa pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe të largojë “postblloqet” e paligjshme izraelite.
Por këto janë “shumë larg” reagimit të AP-së kur Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan normalizimin me Izraelin në vitin 2020.
Në atë kohë, AP akuzoi shtetet e Gjirit se i goditën me thikë pas shpine.
Çfarë ka thënë Irani?
Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka paralajmëruar Arabinë Saudite që të mos bëjë ndonjë marrëveshje me Izraelin.
Në një konferencë shtypi, gjithashtu në Nju Jork në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Raisi tha për Sky News se një marrëveshje e tillë do të ishte një “thikë pas shpine të popullit palestinez dhe rezistencës së tij”.
“Në asnjë rrethanë vendet e rajonit nuk janë të pajtimit që vendet islamike të braktisin parimin e shenjtë të gjendjes së vështirë të popullit palestinez, sepse çlirimi i qytetit të shenjtë të Jerusalemit është në thelb të besimit të të gjithë myslimanëve”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Një “mini-tornado rrëmbeu çatinë e një shtëpie” – vetëm disa orë para se stuhia Eowyn të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Parashikohen stuhi në disa pjesë të Arabisë Saudite – përfshirë rajonin e Mekës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë